Kronikë

Sherr mes dy fqinjëve për pemët, 64-vjeçari qëllon me armë komshiun


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:27 - 18/11/21 |
Opi Nion

Një sherr mes dy fqinjëve, u agravua deri në përdorimin e armës. Sipas policisë një 64-vjeçar në Lezhë ka qëlluar në drejtim të fqinjit të tij, i cili fatmirësisht nuk është lënduar.

Dy fqinjtë L.K. dhe M.J. u konfliktuan me njëri-tjetrin, dyshohet për shkak të prerjes së pemëve. Fqinji me iniciale M.J. dyshohet se i preu pemët frutore 64-vjeçarit, çka solli konfliktin me tyre.

Më pas, 64-vjeçari L.K. mori çiften dhe qëlloi në drejtim të komshiut të tij, por fatmirësisht plumbat nuk e prekën dhe nuk pati asnjë të lënduar.

Policia ka ndërhyrë ka arrestuar në flagrancë 64-vjeçarin, si dhe ka sekuestruar armën e gjahut me municion luftarak.

Ndërsa, fqinji tjetër u procedua penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Prerja e drurëve dekorativë dhe frutorë”, pasi dyshohet se ka prerë pemët dekorative në pronësi të shtetasit L. K., në fshatin Rrilë, Lezhë.

 

Pas