Bota

Situatë shqetësuese në Itali, konfirmohen 2548 raste të reja me COVID-19


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:11 - 01/10/20 |
Opi Nion

Është rritur ndjeshëm numri i rasteve të reja me COVID-19 në Itali. Sipas të dhënave të autoriteteve shëndetësore italiane, në 24 orët e fundit janë regjistruar 2,548 raste të reja. Kjo është shifër është regjistruar për herë të parë që nga muaji prill.

Ndërkohë, në shtetin fqinj kanë humbur jetën nga koronavirusi 24 persona. Italia është vendi i parë Evropian që u godit rëndë nga koronavirusi gjatë pranverës, por arriti që të vinte në kontroll situatën pas vendosjes së një karantinë strikte mes marsit dhe majit.

Megjithatë, vendi ka bilancin më të lartë të viktimave në Evropën kontinentale, me 35,894 viktima të konfirmuara./ Opinion.al

 

 

Pas