-U tha në Opinion

Situata në PD,Godole:Një person non grata nuk mund të jetë në drejtimin e partisë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:04 - 24/03/22 |
Opi Nion

Anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike, Jonila Godole, ka folur lidhur me situatën politike në PD.

Godole shprehet në emisionin “Opinion” se PD po diskuton se si do të nisin negociatat me Komisionin e Rithemelimit.

Duke iu referuar ish-kryeministrit Sali Berisha, Godole tha se një person “non grata” nga SHBA nuk mund të drejtojë Partinë Demokratike.

 “Ka debate dhe nuk janë për blindat. Problem është si do ndodhi ky bashkim. Që të nisë një bashkim mes palëve që i kanë thënë njëra-tjetrës të gjitha, që kanë  ardhur me hanxhar te selia e PD, nuk është e lehtë që të bashkohem, për këtë do një klimë në të cilën të vijnë njerëzit. Debati që ka qenë dje ka qenë debati si do të ndodhë kjo ulje në tavolinë. Nuk bëhet fjalë për 300 veta, por bëhet fjalë për përfaqësues. Si do fillojnë të ndodhin negociatat. Bëhet fjalë për kushtet. Debati më i rëndësishëm që u bë dje ishte për kushtet. A ka aty vija të kuqe të cilat nuk mund të kalohen? Vijat e kuqe janë aty që e kanë kthyer këtë debat, kanë prodhuar një krizë artificiale në PD, ndërkohë që kriza e vërtetë duhet të ishte kriza e ideve, një krizë për të parë përse PD është larguar nga shinat e saj, nga kursi që ka pasur dhe është kthyer në atë pati që është kthyer që s’është burim frymëzimi. PD ka që nga viti 2013 do kisha thënë, po në veçanti nga Shtatori që merret me krizë artificiale. Kriza artificiale është kriza që u krijua pas momentit të non grata dhe u krijua një krizë në funksion të interesave personale të një personi. Kush është vija e kuqe që nuk duhet të kalohet? Një person non grata nuk mund të jetë në drejtim të Partisë Demokratike. Natyrisht është e drejta e deputetëve që të mendojnë ndryshe. Duhet të mblidhet prapë kuvendi dhe të heqë vijat e kuqe. Vijat e kuqe janë aty, vijat e kuqe janë futur në statutin e partisë, atëherë do mblidhet prapë kuvendi”, tha Godole./ Opinion.al

Pas