Bota

Denoncimi i Ukrainës: Rusia ka marrë me forcë 400 mijë qytetarë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:35 - 24/03/22 |
Opi Nion

Ukraina ka akuzuar Moskën se ka marrë me forcë rreth 400 000 qytetarë nga qytetet e shkatërruara, dhe i ka dërguar në Rusi, për t’i bërë presion Kievit që të dorëzohet.

Avokati i Popullit në Ukrainë, Lyudmyla Denisova, tha se 402 000 persona, përfshirë 84 000 fëmijë, janë marrë kundër dëshirës së tyre nga rusët.

Kremlini ka raportuar një numër të ngjashëm, por duke thënë se të larguarit nga qytetet e tyre kanë dashur vetë që të shkojnë në Rusi.

Gjithashtu, zyrtarët rusë theksojnë se po i sigurojnë strehim dhe po i mbulojnë shpenzimet personave të sjellë në Rusi nga Ukraina.

Por, guvernatori i rajonit të Donetskut, Pavlo Kyrylenko, tha se “njerëzit po merren me dhunë dhe po dërgohen në territorin e shtetit aggressor”.

Denisova nënvizon se Rusia po i transferon ukrainasit, në mënyrë që t’i përdorë si pengje në negociatat e ardhshme.

Pas