Bota

Situata drejt përmirësimit, 1 viktimë në 24 orë nga COVID në Britani


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:58 - 03/05/21 |
Opi Nion

Situata e krijuar nga pandemia COVID-19 në Britaninë e Madhe po shkon drejt përmirësimit. Autoritetet shëndetësore britanike, njoftojnë se në 24 orët e fundit ka humbur jetën vetëm një person nga COVID-19. statistikat nga departamenti i shëndetësisë kanë bërë me dije se kjo është hera e tretë që shifrat kanë rënë në këtë nivel, pas 3 dhe 30 gushtit.

30 korriku ishte dita e vetme kur nuk kishte asnjë të vdekur të regjistruar nga koronavirusi. Gjithashtu janë raportuar 1.649 raste me koronavirus, më pak se të hënën e javës së kaluar ku ishin regjistruar 2.064.

Në Britani të Madhe deri më tani, dozën e parë të vaksinës e kanë marrë 15.4 milionë persona ose 30 për qind të të rriturve./ Opinion.al

Pas