Aktualitet

Sirianët refuzojnë azilin në Shqipëri



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:03 - 05/05/16 |
b.f

16 sirianët e kapur një ditë më parë në Vërnik të Devollit do të sistemohen tek qendra e mbyllur, për shtetasit e huaj që hyjnë në mënyrë të parregullt në kufi, në Kareç të Vorës.

Ai do të jetë vendstrehimi i tyre deri në momentin e rikthimit në Greqi, pasi refuzuan azilin në Shqipëri.

Gjatë marrjes në pyetje nga specialistët e sektorit kufitar të policisë së Korçës, sirianët deklaruan gjithashtu se nuk kishin qëllim të ndalonin në Shqipëri dhe se më parë kishin qenë pjesë e kampit të Idhomenit në Selanik.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas