-Jetë dhe Stil

A e dinit se obeziteti është ngjitës?



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:06 - 05/05/16 |
b.f

Obeziteti mund të kalojë nga një person në tjetrin, njësoj si një sëmundje ngjitëse, kjo për shkak të një bakteri të njohur si “C.difficile”. Të paktën kështu pretendon një studim i ri, realizuar nga Instituti Wellcome Trust Sanger.

Të dhëna, gjithnjë e më të shumta, tregojnë rëndësinë e balancës së baktereve në zorrën e njeriut. Disbalanca në të mund të çojnë në disa sëmundje komplekse, përfshirë obezitetin, inflamacion të zorrëve, irritim të tyre dhe alergji.

Por për herë të parë, shkencëtarët besojnë se gjurmët e bakterit “C.difficile” mund të mbijetojnë jashtë trupit, duke rritur kështu mundësinë që mund të merret nëpërmjet gëlltitjes.

Nëse “C.difficile” prish sistemin mikro-biom të zorrëve në mënyrë negative, është e mundur që të shkaktojë shfaqjen e këtyre sëmundjeve komplekse.

Grupi i shkencëtarëve u fokusua tek përqindja e atyre baktereve që formojnë pore në zorrë.

Këto të fundit janë një formë letargjie bakteriale, që i lejojnë disa baktere që të qëndrojë të fjetura për një kohë të gjatë.

Shkencëtarët zbuluan se rreth 1 e treta e baktereve në zorrët e një njeriu të shëndetshëm prodhon pore, që i lejon bakteret të mbijetojnë në ajër të hapur dhe kanë potencial për t’u zhvendosur tek njerëzit.

Sipas tyre, këto të dhëna tregojnë se shëndeti dhe disa sëmundje specifike mund të kalojnë, jo vetëm gjenetikisht, por gjithashtu nëpërmjet mikro-biomës (gjenoma e të gjitha mikrobeve që gjenden në trupin tonë) /tvklan

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas