Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Siguroi mbijetesën në Serinë A duke mposhtur kryesuesit, trajneri shqiptar bëhet hero në Itali

2017/05/03 at 12:39 PM
në Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Siguroi mbijetesën në Serinë A duke mposhtur kryesuesit, trajneri shqiptar bëhet hero në Itali

Java e parafundit në Serinë A të kampionatit italian në basketboll për meshkuj dha verdiktet e sezonit 2016-2017. Dhe mrekullia erdhi nga skuadra e Pezaros. Trajneri shqiptar Spiro Leka siguroi mbijetesën e ekipit. Për ata që sfida përcaktuese me kryesuesit e milanezëve të Emporio Armanit do të ishte një ëndërr, në fakt fundi i asaj mbrëmje dramatike u bë realitet.


Triumfi i merituar në shifrat e përgjithshme 90-79 siguroi mbijetesën në elitën e “koshit” italian edhe për sezonin e ardhshëm për “armatën” e drejtuar nga “arkitekti” Leka. Skuadrës vendëse i mjaftoi një periodë e katërt shkatërruese të fituar 33-22, nga të cilat 14 mbajtën firmën e një super-Hazell dhe 12 të Xhons.

 

Pikërisht ky i fundit ishte edhe pikëshënuesi më i mirë i ndeshjes me 27 pikë të realizuara, shtuar edhe 12 topa në tabelë. Nga radhët e të zotëve të shtëpisë, një performancë të kënaqshme bënë gjithashtu edhe Rotnei Klark, autor i 23 pikëve. Ndërsa për miqtë nga Milano nuk ishin të mjaftueshme 13 pikët për “kokë” të Hikmen dhe Simon.

 

Vendësit e Consultinvest e nisin me presing dhe, pas tre minutave të parë, udhëheqin 9-2. Pas pesë minutave, Senders për kryesuesit ulet në stol pas tri personaleve. Në minutat në vazhdim, finalizimi është i ulët dhe Emporio Armani kalon për herë të parë në avantazh 11-10 (në minutën e 8-të), megjithatë bardhekuqtë nuk dorëzohen duke i përmbysur shifrat dhe e mbyllur periodën e parë në avantazh 16-13.

 

Paskolo për milanezët firmos një tjetër avantazh 21-18, (minuta e 13-të). Milanezët ndezin “motorët” me lojtarët e stolit dhe udhëheqin në +5 pikë, por ndeshja ka shumë rivalitet mes dy kampeve. Minuta e 19-të regjistron avantazhin më të madh të deritanishëm 32-26. Por në fundin e periodës, Hazell ngushton në -2 pikë (32-34).

 

Ka qenë Hazell për vendësit heroi i këtij takimi, i cili me një “bombë” për tri pikë çon në delir 7000 tifozët e pranishëm, 79-72. Hazell nuk ndalet në specialitetin e tij dhe sërish perfekt për tri pikë. Pezaro kryeson 82-74. Tri gjuajtjet e lira të Xhons vulosin matematikisht qëndrimin e Pezaros në Serinë A. Pa dyshim ky ka qenë shpëtimi më i vuajtur i të gjitha kohërave për skuadrën e Pezaros për të cilën meritën e veçantë e kishte pa asnjë diskutim shqiptari Spiro Leka.

 

Deklarata

Trajneri Spiro Leka u shpreh entuziast për suksesin e arritur. “Jam i lumtur sepse njerëzit janë në delir. Kur më morën mua dhe Kalbinin (asistenti) mendova se ishin të çmendur. Provuam të ndryshonim mendimet që kishin të tjerët. Sot në mbrëmje i thamë njëri-tjetrit: të mendojmë vetëm për vete, sepse për ne është ndeshja e jetës. Për ata ishte thjesht një stërvitje në prag të diçkaje të rëndësishme. Kjo ishte fitorja e skuadrës. E kemi thënë që në fillim ‘nuk do të dorëzohemi kurrë’. Ia dolëm të ringrihemi”.

 

Mirënjohja

Presidenti i skuadrës Ario Kosta ka shprehur mirënjohjen për trajnerin Leka për objektivin e realizuar. “Ta mbyllësh në këtë mënyrë është gjithmonë bukur. Shpresonim se mund ta siguronim mbijetesën pak më herët, por edhe kështu shkoi shumë mirë. Dua të falënderoj Spiro që bëri atë të cilën kishim nevojë. Kemi marrë objektivin minimal, por jam jashtëzakonisht i lumtur. Tashmë kam më tepër thinja dhe kam rënë në peshë. Faleminderit të gjithëve me të cilët kam ndarë këto katër vite punë dhe vuajtje. Faleminderit Pezaros dhe 7000 tifozëve sot”.

 

Kush është trajneri Leka

Spiro Leka është Mjeshtër i Merituar në basketboll. Ai është aktivizuar me Partizanin nga 1983-1991 dhe është shpallur 7 herë me titullin kampion. Në Kupën e Kampioneve (sot Euroliga) në 1983 dhe 1988 po me Partizanin futet mes 16 skuadrave më të forta të Europës duke u ndeshur me Banko di Roma dhe me Skavolinin e Pezaros në një nga periudhat më të suksesshme të basketbollit shqiptar.

 

Nga 1991 fillon punën në Itali si trajner. Në 2010-n firmos kontratën e parë si profesionist te Skavolini Pezaro, një nga klubet më të rëndësishme në Itali. Tre vitet e para ka qenë përgjegjës teknik i ekipeve të moshave dhe trajner i U-19-ës. Në 2013-2014 emërohet zëvendëstrajner i ekipit të parë, ndërsa në muajin mars të 2017-ës mori drejtimin e Pezaros./Panorama Sport



Ju sugjerojmë

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
Aktualitet

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

21 Korrik, 2026 2:01 pm
Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
Kronikë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

21 Korrik, 2026 1:41 pm
Aktualitet

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026 1:27 pm
PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
Aktualitet

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

20 Korrik, 2026 1:16 pm
Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
Aktualitet

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

20 Korrik, 2026 12:51 pm
Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
Kryesore

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

20 Korrik, 2026 1:12 am
Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
Bota

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

19 Korrik, 2026 5:06 pm
Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

19 Korrik, 2026 3:25 pm
Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën
-Jetë dhe Stil

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën

19 Korrik, 2026 1:14 pm
Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës

19 Korrik, 2026 9:40 am
Para
Selena Gomez dhe The Weeknd ndanë momente të ëmbla në mbrëmjen e Met Gala

Selena Gomez dhe The Weeknd ndanë momente të ëmbla në mbrëmjen e Met Gala

Foto/ Ambasadorët e presin të bashkuar përfundimin e takimit Rama-Basha

Foto/ Ambasadorët e presin të bashkuar përfundimin e takimit Rama-Basha

Detaje për ngjarjen/ Të shtënat në Elbasan, ja kush është i plagosuri

Sherr me thika mes adoleshentëve, 1 i plagosur
















TE FUNDIT

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
21 Korrik, 2026

Ish-presidenti Ilir Meta i është drejtuar Gjykatës së Tiranës duke kundërshtuar vendimin e Prokurorisë së Tiranës për të mos nisur...

Lexo më shumë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
21 Korrik, 2026

Hetimet për plagosjen me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e së dielës në një lokal në lagjen “Vullnetari” në Elbasan...

Lexo më shumë

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026

Po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) seanca paraprake ndaj kryebashkiakut të Kolonjës, Erion Isai, dhe të pandehurve të tjerë,...

Lexo më shumë

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
20 Korrik, 2026

Partia Socialiste ka votuar ndryshimin e rendit të ditës në seancën plenare të këaaj të hëne, ndërsa kreu i PD...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}