-U tha në Opinion

Si variojnë çmimet e banesave në Tiranë, cilat janë zonat më të shtrenjta



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:35 - 16/01/23 |
Opi Nion

Në emisionin “Opinion” po diskutohet lidhur me ndërtimet në Tiranë si dhe për çmimet e shitjes së tyre.

Teksa paraqiti një grafikë të Google Earth, moderatori i emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu tregoi si variojnë çmimet e metrit katror për banesat në zona të ndryshme të Tiranës.

Referuar të dhënave të publikuar në emision, zonat më të shtrenjta në Tiranë janë qendra në kryeqytet, Blloku dhe zona e “Vilave”.

Ky informacion nga Google Earth që tregon pak a shumë se cilat janë zonat. Kjo është zona e Kombinatit ku sipas të dhënave paraprake lëviz nga 700-750 euro por mesatarja, jo pallati më i shtrenjtë apo pallati më i lirë. Zona e Astirit që lëviz 800 deri në 1 mijë euro, janë të dhëna të marra nga analiza e shifrave. Zona e QTU-së që shkon nga 750 në 1100 ndërkohë që Fusha e Aviacionit shkon nga 850 në 1100. Zona e Zogut të Zi 1200-1400, “Bulevardi i Ri”që shkon 1300-1400. Zona e sheshit “Skënderbej” në qendër që vërtitet 1800-2500 ndërtimet pak më të vjetra dhe rreth 3500-5000 euro ndërtimet më të reja, këtu është ndoshta çmimi më i lartë që ka Shqipëria për momentin. Ndërkohë është zona e “Bllokut” që është 2500 në 3000 euro metri katror dhe vjen zona e Qytet Studentit që varion 1100 në 1200. Në periferi pastaj që është zona e “Vilave” që lëvizin 2200 euro, ndërsa në zonat elitare ka çmim për njësi”,-tha Fevziu.

Cmimet per meter katror qe po shiten sot:
1.Tek Astiri 800-1000 euro
2. Fusha e Aviacionit 850 – 1100 euro
3. Zogu i Zi 1200-1400 euro
4. Laprake 900-1000 euro
5. Bulevardi I ri 1300-1400 euro
6. Qendra 1800-2500 euro
7. Rruga e Elbasanit 1300-3000 euro
8. Qyteti student, Ali Demi 1100-1200 euro
9. Blloku 2500-3000 euro
10. Liqeni artificial, Rruga e Kosovareve 1300- 2200 euro
11. Liqeni i thate , Kopshti Botanik 850- 1500 euro
12. Zona e TEG apartamente 2000-2200 euro
13 Zona e TEG, Vilat – cmimi eshte me njesi, jo per m2
14. Zona e Casa Italia, QTU 750-1100 euro
15. Kullat moderne 3500-5000 euro
16. Kombinat – 700-750 euro/Opinion.al

Pas