-U tha në Opinion

Mazniku tregon si është raporti i rritjes së banorëve dhe ndërtimeve në Tiranë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:44 - 16/01/23 |
Opi Nion

Zëvendëskryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbi Mazniku, u shpreh në emisionin “Opinion”  se aktualisht Tirana e kalon numrin e 1 milion banorëve.

Gjatë fjalës së tij, Mazniku tha se numri i metrave katrorë që ndërtohen nuk është larg me numrin e rritjes së banorëve.

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranë, Arbi Mazniku u shpreh se metri katror në Tiranë sot shitet mesatarisht 1200 Euro. Ai u shpreh se në vit totali i metrave katrorë të ndërtimit mund të shkojë deri në 850 mijë metra katrorë.

Blendi Fevziu: Sa është Tirana sot si numër banorësh?

Arbi Mazniku: Tirana sot si numër banorësh e kalon numrin e 1 milion banorëve.

Blendi Fevziu: Bashkia e Tiranës?

Arbi Mazniku: Po.

Blendi Fevziu: Thuajse diku tek 40%-35% e popullatës së Shqipërisë.

Arbi Mazniku: Me listën e zgjedhësve mjafton të them që lista që doli javës që kaloi ka 715 mijë votues.

Blendi Fevziu: 750-850 mijë metra katrorë ndërtim në vit. Në 10 vjet i bie 8 milionë e gjysmë metra katrorë.

Arbi Mazniku: Jo, jo! Ta bëjmë llogarinë mbrapsht. 700 mijë metra ndërtim nga të cilat unë po them 550 mijë janë metra rezidenciale. Tani me 100 metra katrorë për apartament, po e bëjmë trashë llogarinë, janë 5500 apartamente. Me 3 veta për apartament janë 15 mijë, 16 mijë, 17 mijë veta. Tirana rritet normalisht 20 mijë veta në vit. Që do të thotë raporti i rritjes së banorëve të qytetit me raportin e rritjes së metrave katrorë të ndërtimit nuk është shumë larg. Duhet pasur parasysh që një ndër forcat shtytëse të mëdha të kërkesës është edhe tentativa e shumë njerëzve, shumë legjitime, për të marrë pak metra katrorë. Totali i metrave katrorë të ndërtimit shkon në nivelin 750-850 mijë metra katrorë. Këto janë të gjithë këtu, edhe objekte industriale, objekte rezidenciale, edhe objekte shërbimi, shkolla dhe të gjitha me radhë”, u shpreh Mazniku.

Pas