Aktualitet

Soko: Çmime të larta të banesave, 80% e të rinjve nuk martohen dot



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:46 - 16/01/23 |
el ida

Ekonomisti Pano Soko analizoi në studion e “Opinion” situatëm me tregun e pasurive të paluajtshme në Shqipëri. Ai tha se stoku i banesave në Tiranë është rritur me 30%, ndërkohë që popullsia është rritur me vetëm 3%.

Në këtë logjikë, ai tha se është ende e paqartë se si çmimi i banesave mbetet i palëvizshëm.

“27% është rritur stoku i Tiranës, ndërkohë që popullsia është rritur me 3%. Në Londër nuk ka rritje të tilla të stokut.

Kush është problemi me 27%? Pra, ne pavarësisht se rritja e stokut ka tejkaluar rritjen e qytetit, nuk na ulet çmimi.

Vetëm gjysma e apartamenteve blihen me kredi bankare. Gjysma tjetër me çfarë blihen? Për të treja vitet e fundit cash flow është në ulje. 1.5 mikliardë euro është shifra e përgjithshme e gjithë ndërtimeve, nga këto 750 milionë euro që kalojnë pa bankë. Problemi më i madh që kemi ne me këto çmime të rritura të apartamneteve është fakti, që 80% e të rinjve nuk martohen për shkak të pamundësive ekonomike”, tha Soko./Opinion.al

Pas