Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Si u shmang ne 1983 lufta berthamore!

2015/11/30 at 11:06 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 7 min
A A
Si u shmang ne 1983 lufta berthamore!

DOSSIER / 1983, kur Uashingtoni dhe Moska ishin në prag të luftës bërthamore


Ky raport i deklasifikuar i zbulimit amerikan i vitit 1990, është një nga gjërat më të tmerrshme që mund të keni lexuar ndonjëherë. Një stërvitje masive ushtarake e SHBA në kufijtë e bllokut lindor, bën që sovjetikët të përgatiten seriozisht, për t’iu kundërpërgjur sulmit të parë të SHBA-së.

Nga Armin Rosen

“Lufta e frikës” mes SHBA-së dhe Bashkimit Sovjetik në vitin 1983, është një nga episodet më të diskutueshme të Luftës së Ftohtë. Më në fund ne tashmë e dime, se ajo ishte edhe një momentet më të rrezikshme, falë edhe një raporti të shkurtit 1990, të publikuar kohët e fundit nga Arkivi Kombëtar i Sigurisë në Universitetin Xhorxh Uashington, pas një beteje 12-vjeçare mbi Aktin e Lirisë së Informacionit.

Amerikanët dhe sovjetikët ishin shumë pranë një lufte bërthamore në nëntor të vitit 1983, ishte thelbi i raportit bombastik, dhe aparatit të sigurisë në SHBA gjatë epokës së Luftës së Ftohtë, i pati humbur nga vëmendja shumë shenja paralajmëruese. “Lufta e Frikës” e vitit 1983, u nxit nga një shkallë e gjerë e një stërvitjeje ushtarake që Shteteve e Bashkuara zhvilluan në Evropën Lindore i quajtur “Able Archer”, për të cilën sovjetikët duket se besonin ishte pjesë e përgatitjes së aleancës së NATO-s për një luftë të vërtetë.

Në kundërpërgjigje, ushtria sovjetike u mobilizua tërësisht. Marrëdhëniet SHBA-Bashkimit Sovjetik ishin në pikën më të ulët të tyre në fillim të viteve ‘80, por prej atëherë ekspertët kanë debatuar se sa afër qenë të dyja vendet pranë humnerës gjatë “Able Archer”. A besonin vërtet sovjetikët se “Able Archer”, ishte një përgatitje për një goditje parandaluese? A ishte shtimi i retorikës së udhëheqësve të rangut të lartë sovjetik, në prag të “Able Archer”, i destinuar vetëm për konsum të brendshëm, apo një reflektim i frikës?

A përbënte mobilizimi ushtarak sovjetik i vitit 1983, një mesazh politik të brendshëm dhe të jashtëm, apo një përgatitje të sinqertë për luftë? Dhe më e rëndësishmja, a do të godisnin sovjetikët të parët, dhe a ishin mjaftueshëm të përgatitur për të përballuar valën e parë të sulmeve gjatë “Able Archer”? Ne kemi tashmë disa nga përgjigjet.

Në 24 tetor, Arkiva e Sigurisë Kombëtare publikoi raportin e Bordit Këshillimor mbi Inteligjencën pranë presidentit amerikan mbi frikën ndaj luftës. Studimi i vitit 1990, është fjala e fundit e aparatit amerikan të zbulimit, mbi atë se sa pranë ishte bota për të hyrë në luftën e tretë bërthamore në vitin 1983, dhe sa të vetëdijshëm ishin vendim-marrësit amerikanë.

Përfundimet e raportit janë trishtuese, edhe 32 vjet më vonë. Rezulton se sovjetikët besonin, që SHBA donte të ndërmerrte një sulm bërthamor kundër Bashkimit Sovjetik. SHBA ra viktimë e gabimit të anasjelltë, dhe nuk mendoi se sovjetikët po përgatiteshin seriozisht për luftë, pjesërisht për shkak se supozopnin se sovjetikët nuk mendonin se SHBA-ja do të godiste e para me armë bërthamore. Per rrjedhojë, vendimmarrësit ushtarake dhe të zbulimit amerikan, nuk besonin se ndonjë gjë jashtë të zakonshmes po ndodhte gjatë stërvitjes “Able Archer”. Ata nuk mund të kishin qenë më të gabuar. Në vijim janë gjetjet kryesore të raportit:

Në vitin 1983, Bashkimi Sovjetik ishte tashmë një perandori në rënie, dhe liderët e saj ishin të vetëdijshëm për këtë. Lidershipi sovjetik dhe agjensitë e zbulimit, mendonin se SHBA-ja ishte duke planifikuar për të luftuar dhe fituar një luftë bërthamore. Në fillim të viteve ‘80, në përgjigje të programit amerikan për modernizimin e armatimit bërthamor, “analistët sovjetike llogarisnin se Uashingtoni synonte përdorimin e gjeneratat e reja të raketave balistike në goditjet e para bërthamore”.

Sovjetikët mund të ketë “llogaritur se vendimi i NATO-s për të përgatitur në pozicion lëshimi 600 raketa Pershing II, nuk ishte për të kundërshtuar raketat e tyre me rreze të mesme SS-20, por edhe një hap drejt aftësisë për të realizuar goditjet e para”. Raporti dëshmon sesi frika ndaj goditjes të parë amerikane, u shndërrua në një lloj të njohurie konvencionale gërryese.

Në vitin 1981, KGB-ja u dërgoi agjentëve të saj në Perëndim udhëzime për të monitoruar përgatitjet e mundshme për luftë nga ana e NATO-s, duke theksuar se është “e një rëndësie të veçantë për të zbuluar planet dhe masat konkrete të kundërshtarit”, lidhur me përgatitjen e tij e një sulmi të befasishëm me raketa bërthamore ndaj Bashkimit Sovjetik dhe vendeve të tjera aleate”.

Raporti pohon në mënyrë kategorike se “shefat e KGB-së dukeshin tashmë të bindur, se planet amerikane të luftës ishin të vërteta”. “Oficerët e KGB-së në Moskë, ishin në një mendje se Shtetet e Bashkuara mund të fillonin sulmet me armë bërthamore, nëse Uashingtoni do të kishte arritur një nivel të fuqisë së përgjithshme, dukshëm më të madh sesa ajo e Bashkimit Sovjetik. Dhe shumë prej tyre ranë dakord se ngjarjet po shkojnë në atë drejtim”- shton raporti.

Në realitet, SHBA-ja nuk e shqyrtoi asnjëherë mundësinë e goditjes së parë. Një nga aspektet më shqetësuese të incidentit “Able Archer”, sipas mendimit të raportit, është se “liderët sovjetikë, pavarësisht shoqërinë tonë të hapur, kishin një keqkuptim themelor të motiveve strategjike të SHBA-së”. Sovjetikët e kuptuan ishin duke u bërë më të dobët, dhe menduan se ndoshta do të humbisnin luftën bërthamore, që ata besonin se ishte duke e planifikuar Uashingtoni. Pasi sovjetikët filluan të mendonin në termat e një lufte të mundshme bërthamore, ata filluan të kuptojnë se nuk kishin shumë shanse për ta fituar atë.

Si thuhet në raport:”Kishte një shqetësim të përbashkët se situata e brendshme në BRSS, ashtu edhe tek satelitet e Moskës në Evropën Lindore, ishte përkeqësuar, duke e dobësuar më tej kapacitetin sovjetik për të konkurruar në mënyrë strategjike me SHBA”. Moska ishte dukshëm në një pozitë në dukje të dobët për një numër arsyesh, duke përfshirë ngadalësimin ekonomik, trazirat politike në Poloni, vendosjen e raketave Pershings në Evropën Lindore, si dhe pasojat diplomatike nga pushtimi sovjetik i Afganistanit në vitin 1979.

Raporti përshkruan në mënyrë intriguese një sistem kompjuterik sovjetik, që analizonte mijëra variabla strategjike, për të përcaktuar fuqinë relative të Bashkimit Sovjetik ndaj SHBA-së. Thuhej se udhëheqja sovjetike, do ta konsideronte mundësinë e ndërmarrjes së sulmit të parë parandalues bërthamor, nëse kompjuteri do të konstatonte se fuqia sovjetike kishte rënë në 40 përqind ose më poshtë fuqisë amerikane.

Ajo arriti në 45 përqind në prag të “Able Archer”. Sovjetikët përcaktuan gjithashtu, se shtimi i numrit të raketave nga SHBA-ja, do të shkatërronte aftësitë bërthamore sovjetike që në goditjet e para, ndërsa në të dytat do të bëhej së shpejti i padobishëm ose edhe i pamundur. Për kërë arsye, ata reaguan duke lëvizur për të shkurtuar kohën e përgatitjes së platformave dhe lëshimit të armëve bërthamore për goditjet e dytë nga nëndetëset dhe luftëanijet, nga disa orë në vetëm 20-30 minuta.

Sipas raportit, në një pikë, misionet bërthamore të goditjes së dytë, u bënë fokusi kryesor i trajnimit sovjetik. Në fushën konvencionale, ata filluan të mobilizonin rezervistët, duke i dërguar paraushtarakët Spetsnaz në vijën e frontit të Evropës Lindore, si dhe vendosën artilerinë prej nga ku mund të lëshoheshin edhe armët, dhe madje i shndërruan fabrikat e prodhimit të traktorëve, në uzina për prodhimin e tankeve.

Në aspektin psikologjik, liderët sovjetikë u bënë gjithnjë e më paranojakë, duke e kuptuar se ekuilibri i pushtetit që kishte përcaktuar të gjithë tabllonë strategjike të vendit të tyre, do t’i përkiste së shpejti së shkuarës. Në këtë kontekst, filloi stërvitja e madhe ushrtarake e SHBA-s “Able Archer” në nëntor 1983.

Shqetësimi sovjetik mbi “Able Archer” është i kuptueshëm, të paktën në kontekstin e paranojës së tyre të madhe. Stërvitja përfshinte transportin ajror të dhjetëra mijëra trupave amerikane në zonat kufitare të Evropës Qëndrore. Operacioni, kishte edhe një komponent të dukshëm bërthamor. “Na është thënë se disa avionë amerikanë kanë praktikuar procedurat e trajtimit të mbushjes bërthamore, duke përfshirë nxjerrjen jashtë hangarëve dhe ngarkimin e tyte”-thuhet në raport.

Sovjetikët reaguan sikur lufta të ishte e pashmangshme. Sikurse vihet në dukje në përmbledhjen e raportit të Arkivit të Sigurisë Kombëtare, “reagimet ushtarake e Paktit të Varshavës ndaj “Able Archer 83” ishin … “në një shkallë të pashembullt dhe që përfshinte transportimin e armëve bërthamore nga vendet e magazinimit tek njësitë e lëshimit, pezullimin e të gjitha fluturimeve operacionale, me përjashtim të fluturimeve për mbledhjen e inteligjencës nga data 4 deri në 10 nëntor’, ndoshta për të patur në dispozicion sa më shumë avionë që të jetë e mundur për të luftuar”.

Në SHBA, askush nuk e kapi situatën. Sovjetikët ishin seriozë në përgatitjet e tyre për një luftë të mundshme e të afërt bërthamore, ndërsa Shtetet e Bashkuara nuk dinin asgjë për të. Aktivitetet sovjetike rreth “frikës nga lufta”, nuk ishin objekt i asnjë raportimi të përditshëm tek presidenti. Ushtria amerikane e kuptoi se sovjetikët ishin në një gjendje të lartë gatishmërie, por në kundërpërgjigje nuk ndryshoi sjelljen e saj mbrojtëse.

Në dy raporte të mëvonshme mbi incidentin, shërbimi informativ i keqinterpretoi veprimet e sovjetikëve. Në fakt, një nga heronjtë e luftës që duhet të ishte frikësuar qe general-lejtnant Leonard Perrots, ndihmësshefi i forcave Ajrore të SHBA dhe i stafit për inteligjencën në Evropë gjatë “Able Archer”.

Perrots nuk bëri asgjë për të ndryshuar statusin e gatishmërisë së ushtrisë së SHBA-së, edhe pse sovjetikët ishin duke vepruar falë një frike të rrënjosur nga një goditje e mundshme nga SHBA-ja.

Kjo, sepse Perrots nuk kishte marrë asnjë informacion nga inteligjenca, që të sugjeronte se frika qëndronte në themel të mobilizimit sovjetik.

Raporti e etikekon Perrots si të “ngurtë, rastësor dhe të keq-informuar:”. Sikur ushtria amerikane të kishte ndryshuar procedurën e saj operative në Europën Lindore, kjo vetëm sa do të përshkallëzonte tensionet dhe rritur shanset e një lufte aksidentale. Shprehja “rastësor, në mos i keq-informuar” përmbledh të gjithë frikën nga lufta në vitin 1983.

Të dyja palët keqkuptuan synimet dhe veprimet e njëri-tjetrit – në fakt të gjithë botëkuptimin e tyre – aq keq sa lufta gati shpërtheu. Superfuqitë krijuan një situatë, ku thjesht të mos bërit asgjë ishte një akt i paqëllimtë dhe ndoshta kurajoz në shpëtimin e qytetërimit tonë. /“Business Insider”

(Vizitoni www.bota.al për analiza, komente nga ngjarjet më të fundit botërore)



Ju sugjerojmë

“Kujdes, është provokim”, çfarë ndodhi në protestën e qytetarëve
Aktualitet

“Kujdes, është provokim”, çfarë ndodhi në protestën e qytetarëve

14 Qershor, 2026 10:56 pm
Dita e 15 e protestës,qytetarët: Nëse duhet ta rrethojmë Kryeministrinë, do ta bëjmë
Aktualitet

Dita e 15 e protestës,qytetarët: Nëse duhet ta rrethojmë Kryeministrinë, do ta bëjmë

14 Qershor, 2026 8:53 pm
Deputetja e PS largohet nga grupi parlamentar: Jam e pavarur, idealet e mia…
Kryesore

Deputetja e PS largohet nga grupi parlamentar: Jam e pavarur, idealet e mia…

14 Qershor, 2026 8:27 pm
Dita e 15-të e protestës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit Rama
Aktualitet

Dita e 15-të e protestës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit Rama

14 Qershor, 2026 6:43 pm
Projekti në Zvërnec, Rama për Al Jazeera-n: Është një bekim për vendin
Aktualitet

Rama reagon sërish për Sazanin dhe Zvërnecin: Asgjë nuk është shitur

14 Qershor, 2026 6:35 pm
Mes kritikave, BE-ja pret talibanët për herë të parë në Bruksel
Bota

Mes kritikave, BE-ja pret talibanët për herë të parë në Bruksel

14 Qershor, 2026 5:38 pm
Alarm në Europë, armët nga lufta në Ukrainë po përfundojnë në duart e krimit
Bota

Alarm në Europë, armët nga lufta në Ukrainë po përfundojnë në duart e krimit

14 Qershor, 2026 2:22 pm
Protestat, Berisha-Ramës: Jep dorëheqjen sa nuk është vonë
Kryesore

Protestat, Berisha-Ramës: Jep dorëheqjen sa nuk është vonë

14 Qershor, 2026 1:57 pm
“Nuk ka vendim përfundimtar për marrëveshjen e paqes me SHBA”
Bota

“Nuk ka vendim përfundimtar për marrëveshjen e paqes me SHBA”

14 Qershor, 2026 1:25 pm
Aksident në Kurbin, humb jetën 37-vjeçari
Kronikë

Aksident në Pogradec, një viktimë dhe tre të plagosur

14 Qershor, 2026 1:17 pm
Para
Sinanit nuk ia bën gruaja 8 me 2, i dedikon mesazh dashurie

Sinanit nuk ia bën gruaja 8 me 2, i dedikon mesazh dashurie

VIDEO/ Gazi lotsjellës ndërpret sërish seancën plenare

VIDEO/ Gazi lotsjellës ndërpret sërish seancën plenare

Vetëvendosje: Ja aksioni i sotëm në parlament

Kaosi në Parlamentin e Kosovës, VV: Tërhiquni nga marrëveshjet

Please login to join discussion















TE FUNDIT

“Kujdes, është provokim”, çfarë ndodhi në protestën e qytetarëve

“Kujdes, është provokim”, çfarë ndodhi në protestën e qytetarëve
14 Qershor, 2026

Persona me kapuça të zinj dhe syze prishën qetësinë e protestës qytetare në ditën e saj të 15-të. Tensionet nisën...

Lexo më shumë

Dita e 15 e protestës,qytetarët: Nëse duhet ta rrethojmë Kryeministrinë, do ta bëjmë

Dita e 15 e protestës,qytetarët: Nëse duhet ta rrethojmë Kryeministrinë, do ta bëjmë
14 Qershor, 2026

Ka nisur pasditen e kësaj të diele protesta e 15-të qytetare në Tiranë. Qytetarët kanë filluar grumbullimin në Sheshin Skënderbej,...

Lexo më shumë

Deputetja e PS largohet nga grupi parlamentar: Jam e pavarur, idealet e mia…

Deputetja e PS largohet nga grupi parlamentar: Jam e pavarur, idealet e mia…
14 Qershor, 2026

Deputetja e Partisë Socialiste në Qarkun e Shkodrës, Marjana Koçeku, e njohur ndryshe si “Neomalsorja”, ka njoftuar se nuk do...

Lexo më shumë

Dita e 15-të e protestës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit Rama

Dita e 15-të e protestës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit Rama
14 Qershor, 2026

Ka nisur pasditen e kësaj të diele protesta e 15-të qytetare në Tiranë. Qytetarët kanë filluar grumbullimin në Sheshin Skënderbej,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}