Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Si u kthye Nikla në një zonë të nxehtë të krimit në Shqipëri

2024/08/10 at 8:53 PM
në Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Si u kthye Nikla në një zonë të nxehtë të krimit në Shqipëri

Njësia administrative e Niklës në bashkinë e Krujës ka një përbërje sociale komplekse dhe histori të trashëguar me krimin, por ekspertët e rendit dhe sigurisë publike theksojnë se janë instrumentalizimi politik dhe aleancat me politikanë që i kanë fuqizuar eksponentët kriminalë të kësaj zone. Ky material është përgatitur nga gazetarja Klodiana Lala dhe është një bashkëpunim mes Rrjetit BIRN dhe Zërit të Amerikës.


Rrugët janë të zbrazura dhe shtëpitë të rrethuara me mure të larta. Në mure dhe në shtyllat prej betoni të energjisë elektrike janë të instaluara dhjetëra kamera sigurie, të cilat mbajnë nën vëzhgim vigjilent lëvizjen më të vogël.

Vetëm 17 kilometra larg Tiranës, zona e Niklës në bashkinë e Krujës njihet ndryshe si djepi i krimit. Klane të ndryshme në këtë zonë, herë në aleancë dhe herë në rivalitet me njëri-tjetrin e shtrinë ndikimin e tyre përtej Niklës, duke u ofruar strukturave të krimit të organizuar shërbime të kushtueshme si vrasjet me pagesë.

Autoritetet ligj-zbatuese shqiptare besojnë se këto shërbime për botën e krimit sollën konflikte, nga ku burojnë një seri e gjatë ngjarjesh të rënda kriminale – përfshirë rrëmbime, grabitje me armë, atentate të stilit mafioz dhe vrasje, të cilat e kanë transformuar këtë zonë në një arenë të përgjakur.

Mes tyre spikat vrasja në mars të vitit 2024 e ish-policit të burgjeve, Gentjan Bejtja, i cili u kishte mbijetuar tre atentateve të mëparshme me armë zjarri dhe eksploziv. Në njërin prej këtyre atentateve në korrik 2023, mbeti i vrarë kunati i tij 29-vjeçar dhe iu plagosën dy fëmijët e mitur.

“Gentiani derisa ndodhi që iu plagosën fëmijët, e derisa iu vra dhe kunati në derë të shtëpisë ka ardhur këtu, unë kam qenë tek spitali me gjithë gruan. Që prej asaj dite, deri ku a vra ka qenë në shtëpi këtu. Unë me gruan ishim në kopsht, sa erdhëm këtu dëgjuam krismat. Atje e gjetëm të vdekur sa kishte hyrë në serë për të vaditur,” tregon Gani Bejtja, babai i viktimës.

Historia e Niklës si një vatër e nxehtë e kriminalitetit shkon pas prej më shumë se dy dekadash. Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi kujton se kjo zonë njihej si problematike që në fillimet e karrierës së tij në polici.

“Unë kur ka filluar karrierën time në vitin 92’, se e kam filluar në Krujë, mbaj mend që ishte një zonë shumë problematike, zonë shumë e nxehtë, ishin eksponentët e parë të gangsterëve të asaj kohe,” kujton Prençi.

“Fillimisht aty është filluar me gjobëvënie, me vrasje, me grabitje, ndërsa për 30 vite detyrimisht ata janë fuqizuar dhe kanë përsosur veprimtarinë e tyre kriminale,” shton ai.

Pas vitit 1997 dhe periudhës së anarkisë që pasoi kolapsin e firmave rentiere, vrasjes së deputetit Azem Hajdari në vitin 1998 dhe Luftës në Kosovë në vitin 1999, eksponentë të krimit nga zona e Niklës u përfshinë edhe në akte sabotazhi me frymëzim politik.

Sipas Spartak Poçit, ish-ministër i Rendit Publik në vitet 1999-2000, kjo ndodhi në kushtet e një përplasjeje të vazhdueshme mes dy forcave kryesore politike që drejtonin vendin në atë kohë, Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike.

“Kishte akte sabotazhi të tilla si rrëmbime personash, bllokime rrugësh ku do kalonin politikanë për të lëvizur për në Shqipëri dhe hedhjen në erë të shtyllave elektrike, të cilat ishin akte të mirëfillta sabotazhi me karakter politik, por dhe me tendencë për të destabilizuar në mënyrë masive rendin dhe besueshmërinë e popullsisë karshi qeverisjes,” tregon Poçi.

Megjithë ngarkesën kriminale me të cilën përballet zona e Niklës, drejtuesit aktualë të Policisë së Shtetit theksojnë që shumica e qytetarë të kësaj zone e zbatojnë ligjin dhe e respektojnë komunitetin e tyre.

“Nikla është një njësi administrative, si të gjitha njësitë e tjera administrative që ka Shqipëria. Në Nikël jetojnë qytetarë të cilët përgjithësisht e zbatojnë ligjin, zbatojnë rregullat e bashkëjetesës. Është fakt që zona e Niklës, tradicionalisht ka patur më të përhapur vetëgjyqsinë dhe në raport me njësitë administrative të tjera të vendit, krimet kundër personit në mënyrë të veçantë, kanë pasur një tendencë dhe zhvillim më të madh,” thotë Tonin Vocaj, drejtor i Policisë Kriminale.

Lidhjet politike besohet se ndikuan në fuqizimin e grupeve kriminale të zonës. Një hetim i Prokurorisë së Posaçme i bazuar në zbërthimin e aplikacionit të koduar ‘Sky ECC’, ka hedhur dritë rishtazi mbi lidhjet politike dhe fuqinë ekonomike të organizatave kriminale që operojnë në zonën e Fushë-Krujës dhe Lezhës, ku mes tyre figurojnë dhe ish-deputetë të Partisë Socialiste dhe familjarë të tyre.

“Fillimisht këta jepnin e merrnin me këta të opozitës, por ajo nuk i afroi në pozicione politike. I përdorte për vota, i përdorte për akte të sabotazhit, i përdorte për bllokim të rrugëve edhe për mitingje që bëheshin këtu në Tiranë. Më vonë, këta u lidhën me partinë që ishte në pushtet dhe natyrisht, dora-dorës filluan të kërkonin dhe poste dhe siç kam dëgjuar më vonë, disa prej tyre kanë shkuar në vendet që lamë neve në parlament,” thekson ish-ministri i Rendit, Spartak Poçi.

Lidhjet e politikës me krimin e organizuar nuk janë një problem i izoluar dhe prezent vetëm në zonën e Niklës. Ato shtrihen thellë në territorin e vendit dhe përbëjnë një sfidë të drejtpërdrejtë ndaj sundimit të ligjit dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri.

“Kryesorja e krimit të organizuar sot është që ata të jenë të fuqishëm ekonomikisht dhe këtë gjë e realizojnë nëpërmjet aktivitet të tyre kriminal, por dhe alencave të tyre që krijojnë, sidomos me politikën, pasi ajo i jep akses për ta fuqizuar më tepër aktivitetin e tyre,” thotë ish-kreu i Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi.

Sipas Prençit, institucionet ligjzbatuese në vend duhet të veprojnë shpejt për t’i shkëputur lidhjet mes politikës dhe grupeve të krimit të organizuar në vend./ VOA



Ju sugjerojmë

18-vjeçarja vetëplagoset me armë zjarri, arrestohen 2 persona
Kronikë

Sherr mes fqinjëve, vritet një person në Rrogozhinë

20 Qershor, 2026 11:14 pm
Pas rrethimit të Kryeministrisë protestuesit vijojnë të qëndrojnë në bulevard
Aktualitet

Pas rrethimit të Kryeministrisë protestuesit vijojnë të qëndrojnë në bulevard

20 Qershor, 2026 11:05 pm
Pas dorëheqjes nga grupi i PS-së, deputetja Marjana Koçeku i bashkohet protestës
Aktualitet

Pas dorëheqjes nga grupi i PS-së, deputetja Marjana Koçeku i bashkohet protestës

20 Qershor, 2026 9:10 pm
Dita e 21-të e tubimit/ Protestuesit afat Ramës deri të dielën për dorëheqje
Aktualitet

Dita e 21-të e tubimit/ Protestuesit afat Ramës deri të dielën për dorëheqje

20 Qershor, 2026 8:46 pm
NATO shqyrton mision ushtarak në Ngushticën e Hormuzit për mbrojtjen e anijeve
Bota

Irani mbyll sërish Hormuzin:SHBA dhe Izraeli shkelën marrëveshjen me sulmet në Liban

20 Qershor, 2026 8:00 pm
Dita e 21-të, diaspora pjesë e protestës para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 21-të, diaspora pjesë e protestës para Kryeministrisë

20 Qershor, 2026 7:19 pm
Protesta, Rama: Ja si funksionon algoritmi i manipulimit në rrjetet sociale
Aktualitet

Protesta, Rama: Ja si funksionon algoritmi i manipulimit në rrjetet sociale

20 Qershor, 2026 7:14 pm
Me armë në dorë, momentet kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë
Kronikë

Me armë në dorë, momentet kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë

20 Qershor, 2026 6:21 pm
Botërori/ 62 gjuajtje dhe asnjë gol, Turqia shkruan historinë negative
Sport

Botërori/ 62 gjuajtje dhe asnjë gol, Turqia shkruan historinë negative

20 Qershor, 2026 4:02 pm
Po drejtonte gomonen dhe ra në det, shpëtohet 35-vjeçari në Gjirin e Llamanit
Kronikë

Po drejtonte gomonen dhe ra në det, shpëtohet 35-vjeçari në Gjirin e Llamanit

20 Qershor, 2026 3:21 pm
Para
Rama mbledh partinë para nisjes në Greqi

Medalje olimpike për Shqipërinë, Rama: Flet shumë për punën e Komitetit të Rilindur Olimpik Shqiptar

Serbi, protesta kundër minierave të litiumit ndez Beogradin

Serbi, protesta kundër minierave të litiumit ndez Beogradin

I dha Shqipërisë medaljen e parë Olimpike, Veliaj për mundësin Chermen Valiev: Na çoi zemrat peshë

I dha Shqipërisë medaljen e parë Olimpike, Veliaj për mundësin Chermen Valiev: Na çoi zemrat peshë
















TE FUNDIT

Sherr mes fqinjëve, vritet një person në Rrogozhinë

18-vjeçarja vetëplagoset me armë zjarri, arrestohen 2 persona
20 Qershor, 2026

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mbrëmje, ku një konflikt i çastit mes dy fqinjëve ka përfunduar me vdekjen...

Lexo më shumë

Pas rrethimit të Kryeministrisë protestuesit vijojnë të qëndrojnë në bulevard

Pas rrethimit të Kryeministrisë protestuesit vijojnë të qëndrojnë në bulevard
20 Qershor, 2026

Pas tre marshimeve rreth e qark Kryeministrisë, ku është rrethuar godina, protestuesit po vazhdojnë të qëndrojnë në bulevardin “Dëshmorët e...

Lexo më shumë

Pas dorëheqjes nga grupi i PS-së, deputetja Marjana Koçeku i bashkohet protestës

Pas dorëheqjes nga grupi i PS-së, deputetja Marjana Koçeku i bashkohet protestës
20 Qershor, 2026

Deputetja Marjana Koçeku këtë të shtunë është bashkuar me qytetarët në ditën e 21-të të protestës. Prania e saj në...

Lexo më shumë

Dita e 21-të e tubimit/ Protestuesit afat Ramës deri të dielën për dorëheqje

Dita e 21-të e tubimit/ Protestuesit afat Ramës deri të dielën për dorëheqje
20 Qershor, 2026

Në Tiranë mbahet dita e 21-të e protestës, ku qytetarët janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” dhe më pas u mblodhën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}