Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Si të parandaloni Covid”,Ambasada e SHBA ndan mesazhin e mjekes amerikane

2021/09/19 at 10:45 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Si të parandaloni Covid”,Ambasada e SHBA ndan mesazhin e mjekes amerikane

Këtë mëngjes për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve shqiptarë, Ambasada amerikane në Tiranë ka publikuar mesazhin e një epidemiologeje dhe pedagogeje në SHBA, e cila aktualisht ndodhet në Tiranë dhe merret me koronavirusin.


Në mesazhin e saj, teksa rrëfen lidhjen e veçantë më Shqipërinë, epidemiologia amerikane iu tregon shqiptarëve si të përballojnë situatën me virusin e të mos infektohen.

Sipas mjekes, e cila ka qenë pedagoge në universitetin e Harvardit për 13 vite, është shumë e rëndësishme të vaksinohemi, por edhe të mbajmë maskën në ambientet e mbyllura dhe në vendet ku ka shumë njerëz.

“Përshëndetje, unë jam Mesilla Perry, profesorë dhe drejtuese e Departamentit të Shëndetit Mjedisor dhe Profesional në Universitetin George Ëashinton. Unë jam këtu në Shqipëri si pjesë e një burse të Fulbright për t’u përqendruar në shëndetin publik dhe jam një epidemiologe. Unë kam qenë më parë profesorë në universitetin e Harvardit për 13 vjet dhe kam qenë në George Ëashington për më shumë se 10 vjet. Unë në fakt kam një lidhje të gjatë me Shqipërinë. Herën e parë që kam ardhur këtu ishte në 1998 dhe e kam vizituar shumë herë që atëherë, dhe në fakt takova burrin tim që është shqiptar, ai është nga Saranda.

E kam takuar në Boston dhe ne kemi më shumë se 20 vjet bashkë. Ne kemi dy djem që janë 13 dhe 8 vjeç dhe ata do ndjekin shkollën në Shqipëri gjatë vitit që do kemi këtu. Unë kam punuar mbi Covid që në fillim dhe doja të ndaja disa pikëpamje me popullin shqiptar. Është e rëndësishme të përmend se këto pikëpamje janë të miat, ato nuk janë të qeverisë amerikane apo të Ambasadës së SHBA në Shqipëri. Pikëpamjet që dua të ndaj kanë të bëjnë me pandeminë dhe me kohën e gjatë dhe të vështirë që po kalojmë.

I gjithë globi ka përjetuar kaq shumë humbje dhe shqiptarët kanë sakrifikuar shumë. Unë i njoh shqiptarët, e di që ata janë zemërgjerë, i njoh ata si njerëz vërtet inteligjentë, shumë punëtorë, shumë mikpritës dhe njerëz vërtet të bukur, dhe ata meritojnë një jetë të gjatë dhe të shëndetshme. Dhe për të arritur atje dua të ndaj tre perspektiva, tre gjëra që të gjithë shqiptarët mund të bënin, që mund të bëjnë për të parandaluar Covid. Duhet të vaksinoheni. Kur më pyesin se cila është vaksina më e mirë, vaksina më e mirë është e para në të cilën mund të keni qasje. Janë të miratuara, janë të vlerësuara me kujdes, janë të sigurta. Kam parë të dhëna të pavarura për të demonstruar se të gjitha vaksinat e disponueshme në Shqipëri janë të sigurta. Prandaj, merrni pak kohë për t’u vaksinuar vetë dhe gjithashtu familja juaj, për të mbrojtur të gjithë në familjen tuaj nga sëmundja.

Nëse vaksinoheni keni 10 herë më pak mundësi të sëmureni nga Covid, 10 herë më pak mundësi për të shkuar në spital. E dyta është se ne duhet të vazhdojmë të mbajmë maska.

Është ajo që është, na ndihmon të parandalojmë Covid. Rastet e Covid që po ndodhin në Shqipëri tani, mund të parandalohen duke mbajtur maskën. Pra, kur jeni brenda vendosni një maskë, kur jeni në autobus vendosni një maskë, kur jeni jashtë në ajër të hapur dhe nuk është askush përreth jush nuk ka nevojë të mbani maskë. Dhe më në fund nëse nuk ndiheni mirë, qëndroni në shtëpi. Qëndroni në shtëpi, nëse dyshoni se mund të jeni ekspozuar ndaj dikujt me Covid mund të testoheni. Nëse rezultoni pozitiv, qëndroni në shtëpi, karantinohuni dhe parandaloni infektimin e të tjerëve. Dhe në fund doja të thoja se: Unë nuk jam shqiptare, por e kam Shqipërinë shumë thellë në zemër”, thotë mjekja.

 

 

 

 

 

 

 

 

Etiketa: covid-19Mesilla Perry


Ju sugjerojmë

Dita e 19-të e protestës/ Nga Kuvendi te PD dhe marshim drejt Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 19-të e protestës/ Nga Kuvendi te PD dhe marshim drejt Kryeministrisë

18 Qershor, 2026 8:11 pm
Fituesit dhe humbësit e draftit të marrëveshjes SHBA-Iran
Bota

Fituesit dhe humbësit e draftit të marrëveshjes SHBA-Iran

18 Qershor, 2026 7:37 pm
Kuvendi miraton amnistinë penale, 466 të dënuar do të lirohen
Kryesore

Kuvendi miraton amnistinë penale, 466 të dënuar do të lirohen

18 Qershor, 2026 7:20 pm
NATO shqyrton mision ushtarak në Ngushticën e Hormuzit për mbrojtjen e anijeve
Bota

Pakistani: Irani do të rihapë menjëherë Ngushticën e Hormuzit

18 Qershor, 2026 6:28 pm
La grupin e PS,Koçeku:Ky mesazh i drejtohet Bajrajve, nëse familjes sime i preket…
Politikë

“Do t’ju shkatërroj”, Bajrat kallëzojnë në SPAK deputeten Marjana Koçeku

18 Qershor, 2026 5:32 pm
“Kush bord o zemër”, Monika Kryemadhi zbardh mesazhet me Edi Ramën në SPAK
Aktualitet

“Kush bord o zemër”, Monika Kryemadhi zbardh mesazhet me Edi Ramën në SPAK

18 Qershor, 2026 4:59 pm
Protesta/ Procedohen 23 persona, Policia: Bllokuan qarkullimin e makinave në Tiranë
Kronikë

Protesta/ Procedohen 23 persona, Policia: Bllokuan qarkullimin e makinave në Tiranë

18 Qershor, 2026 4:33 pm
Emiratet e Bashkuara do të ndalojnë rrjetet sociale për të miturit
Bota

Emiratet e Bashkuara do të ndalojnë rrjetet sociale për të miturit

18 Qershor, 2026 3:37 pm
U zhduk dy javë më parë, gjendet trupi i pajetë i Eglant Koçit
Kronikë

U zhduk dy javë më parë, gjendet trupi i pajetë i Eglant Koçit

18 Qershor, 2026 3:35 pm
Zvërneci/ Protestuesit i kërkojnë dorëheqjen, reagon sërish Rama
Kryesore

Rama: Fitore imagjinare për “flamingot”, amendamenti i PE nuk ka lidhje me Zvërnecin

18 Qershor, 2026 3:14 pm
Para
Burrel/Si u aksidentuan gjyshërit,prindërit e 2 fëmijët, kush i shpëtoi

Burrel/Si u aksidentuan gjyshërit,prindërit e 2 fëmijët, kush i shpëtoi

Zhdukje si në filma, si u zbulua Pecorelli:E dinin të vdekur në Pukë, por…

Zhdukje si në filma, si u zbulua Pecorelli:E dinin të vdekur në Pukë, por…

26-vjeçari nga Siçilia arrestohet në Kakavijë, në mjetin e tij u gjet…

26-vjeçari nga Siçilia arrestohet në Kakavijë, në mjetin e tij u gjet...
















TE FUNDIT

Dita e 19-të e protestës/ Nga Kuvendi te PD dhe marshim drejt Kryeministrisë

Dita e 19-të e protestës/ Nga Kuvendi te PD dhe marshim drejt Kryeministrisë
18 Qershor, 2026

Sot po mbahet në kryeqytet dita e 19-të e protestës jopartiake. Qytetarët nisën grumbullimin në sheshin ‘Skënderbej’, por këtë herë...

Lexo më shumë

Fituesit dhe humbësit e draftit të marrëveshjes SHBA-Iran

Fituesit dhe humbësit e draftit të marrëveshjes SHBA-Iran
18 Qershor, 2026

Lufta nisi nga një ide e thjeshtë: Netanyahu e bindi Trumpin se mjaftonte një goditje e fortë për të ndryshuar...

Lexo më shumë

Kuvendi miraton amnistinë penale, 466 të dënuar do të lirohen

Kuvendi miraton amnistinë penale, 466 të dënuar do të lirohen
18 Qershor, 2026

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 84 vota pro amnistinë penale, e cila parashikon lirimin e menjëhershëm të 466 personave...

Lexo më shumë

Pakistani: Irani do të rihapë menjëherë Ngushticën e Hormuzit

NATO shqyrton mision ushtarak në Ngushticën e Hormuzit për mbrojtjen e anijeve
18 Qershor, 2026

Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, deklaroi se Irani do të rihapë menjëherë Ngushticën e Hormuzit, ndërsa Shtetet e Bashkuara do...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}