Aktualitet

Si parashikohet moti gjatë javës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:11 - 30/11/20 |
Opi Nion

Java e parë e dhjetorit nis me kthjellime, por në ditët në vijim pritet rikthimi i vranësirave.

Meteorologia Adiola Bani, në Abc neës bëri me dije se e marta do të sjellë rënie të ndjeshme të temperaturave gjatë orëve të para të mëngjesit, ndërsa nga e mërkura vendi ynë do të karakterizohet nga moti i paqëndrueshëm. Në zonat malore do të ketë reshje bore.

“Dita e sotme do të mbetet me vranësira të shpeshta. Do të kemi kthjellim gradual të kushteve të motit pas mesditës, kryesisht në orët e pasdites dhe mbrëmjes duke bërë që dita e martë të jetë në mbizotërimin e motit të kthjellët, por shumë të ftohtë pasi do të kemi rënie të ndjeshme të temperaturave.

Sot vlerat ditore do të luhaten nga -2 deri në 15 gradë celsius. Në zonat malore presim që vlerat minimale të shkojnë në -5 gradë celsius. Edhe Tirana do të jetë e ftohtë.

Duke filluar nga e mërkura presim mot të paqëndrueshme, me vranësira dhe reshje shiu. Ndërsa në zonat e thella malore do të kemi reshje të pakta dëbore. Ndërkohë Kosova dhe Maqedonia e Veriut do të shoqërohen nga vranësira të shpeshta”, sqaron meteorologia./Opinion.al

Pas