Kronikë

Sekuestrohen armë dhe granata, arrestohet 47-vjeçari në Durrës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:22 - 30/11/20 |
Opi Nion

Një 47-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit pasi i janë sekuestruar 1 armë zjarri, 19.5 kallëpe tritol, 10 kapsolla detonatore, 20 granata ofensive dhe 20 ndezësa dhe ka vënë në pranga poseduesin e tyre.

I arrestuari është identifikuar me inicialet N. K., banues në Tiranë, i cili rezulton të jetë dënuar më parë për veprën penale “Drejtimi automjeti në mënyrë të parregullt”.

“Shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Mbikalimi i hekurit”, në Sukth, Durrës, kanë ndaluar shtetasin N. K., dhe gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 16 kallëpe tritol dhe 10 kapsolla detonatore të cilat ky shtetas do i shiste kundrejt fitimit.

Kontrollet kanë vijuar nga DVP Kukës, në banesën e shtetasit N. K., në Kukës, ku shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri, 3.5 kallepë tritol, 20 granata ofensive dhe 20 ndezësa”, njofton policia.

Autoritetet njoftojnë se në bashkëpunim me Prokurorinë, strukturat hetimore, po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, si dhe kapjen dhe arrestimin e personave të tjerë, të përfshirë në këtë veprimtari. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme./Opinion.al

Pas