Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Si mund të merrni një kredi të butë? Bashkia e Tiranës shpall kriteret

2017/05/08 at 3:19 PM
në Aktualitet, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Si mund të merrni një kredi të butë? Bashkia e Tiranës shpall kriteret

Rreth një mijë familje të reja në Tiranë do të përfitojnë shumë shpejt një kredi të butë. Bashkia e Tiranës nisi sot zbatimin e programit social të strehimit për kreditë e buta për blerjen e një shtëpie, duke marrë përsipër të subvencionojë interesat e tregut bankar.


Programi u prezantua nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili theksoi se kreditë e buta janë një tjetër alternativë që Bashkia e Tiranës ofron për t’i dhënë fund problemit të strehimit në kryeqytet, krahas programeve të tjera që zbaton prej muajsh.

“Nga sot, çdo qytetar i Tiranës që plotëson kriteret, të cilat synojnë kryesisht familje të reja, mund të shkojë pranë njësive administrative dhe të aplikojë për të marrë një kredi të butë të subvencionuar nga Bashkia e Tiranës dhe pastaj kredinë e merr në bankat e nivelit të dytë. Këtë vit kemi vënë 1 milion dollarë në dispozicion vetëm për amortizimin e kredisë. Në vitin e parë financiar ku kishim një borxh të konsiderueshëm, ishte e pamundur që të fillonim një program të tillë, por në vitin e dytë, sapo Bashkia u sigurua nga ana financiare, menduam që kishte ardhur koha që me të ardhurat tona të fillonim këtë projekt”, tha Veliaj.

Ai sqaroi risitë e skemës së subvencionimit të kredive të buta, ndërsa garantoi qytetarët se pavarësisht ndryshimeve në bursë, norma e interesit do të jetë e pandryshueshme. “Kredia do të jetë e garantuar ndaj luhatjeve të tregut. Kredia do të jetë 3% për 20 vjet dhe çdo interes mbi 3% amortizohet nga Bashkia e Tiranës, e cila sot mund të jetë 2 ose 3 pikë përqindje, por kemi pasur kredi edhe me 7, 10, 12%.

Por, përveç kredive të buta, Bashkia e Tiranës ka edhe tre skema të tjera për të mbështetur familjet, të cilat nuk kanë mundësi ekonomike që të sistemohen në një strehë. Kryebashkiaku deklaroi se një prej tyre është edhe Qendra e Emergjencës, ku janë vendosur disa prej familjeve që nuk kanë asnjë mundësi ekonomike.

Ndërsa, kategoria e dytë është bonusi i qirave, i cili është rikthyer pas një bllokimi nga administrata e mëparshme. “Për herë të parë rikthyem bonusin e qirave, i cili kishte vite që ishte pezulluar. Bonusi i qerave është një komplementim financiar i dikujt që tashmë e ka një qera, por që ndoshta nuk e paguan dot në çmimet e tregut dhe kjo subvencionohet nga Bashkia e Tiranës”, tha Veliaj.

Një tjetër mundësi për qytetarët janë edhe banesat sociale. “385 banesa sociale u shpërndanë dhe sot jemi në një fazë ku, jo vetëm kemi mbaruar këto, por po bëjmë edhe njësitë e tjera që i gjithë kampi i barakeve i komunitetit rom, që ishte një situatë totalisht e padenjë në Shkozë, gjithashtu bashkë me 60 banesa të tjera, të komplementohet dhe për herë të parë të zhdukim një fenomen të ndërtimeve të zonave informale, jashtë kushteve të higjienës dhe jashtë infrastrukturës arsimore dhe shëndetësore”, nënvizoi kryetari i Bashkisë së Tiranës. /Opinion.al

Etiketa: bashkia tiranekredi te buta


Ju sugjerojmë

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”
Kryesore

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”

13 Korrik, 2026 10:32 pm
SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë
Bota

SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë

13 Korrik, 2026 9:48 pm
Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

13 Korrik, 2026 8:02 pm
Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj
Aktualitet

Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj

13 Korrik, 2026 7:59 pm
Avokati i Popullit flet pas inspektimit: Burgu i Shënkollit jashtë standardeve
Aktualitet

Avokati i Popullit flet pas inspektimit: Burgu i Shënkollit jashtë standardeve

13 Korrik, 2026 7:54 pm
Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
Bota

Sulmet ukrainase në Rusi, Putin: Kundërpërgjigjja do të jetë disa herë më e fuqishme

13 Korrik, 2026 7:16 pm
BE ndryshon rregullat e fluturimeve
Bota

BE ndryshon rregullat e fluturimeve

13 Korrik, 2026 7:12 pm
SHBA-të përdorin për herë të parë dronë detarë në luftimet kundër Iranit
Bota

SHBA-të përdorin për herë të parë dronë detarë në luftimet kundër Iranit

13 Korrik, 2026 5:36 pm
Franca denoncon sulm hibrid rus kundër Evropës
Bota

Franca denoncon sulm hibrid rus kundër Evropës

13 Korrik, 2026 5:22 pm
GJKKO kthen për rihetim dosjen e Elvis Roshit
Kronikë

GJKKO kthen për rihetim dosjen e Elvis Roshit

13 Korrik, 2026 4:35 pm
Para
Kapet droga e luftëtarëve të ISIS, plot 37 ton ‘Kaptagon’

Kapet droga e luftëtarëve të ISIS, plot 37 ton 'Kaptagon'

Befason shkenca/Goditjet në tru mund t’ju bëjnë më shumë fetar

Befason shkenca/Goditjet në tru mund t’ju bëjnë më shumë fetar

Përgjimet/ Izraeliti merret në pyetje: Pajisjen e kam të ligjshme, kam ardhur disa herë në Shqipëri

Pajisja përgjuese, flet detektivi grek. Ja për çfarë erdha në Shqipëri
















TE FUNDIT

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”
13 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama e cilësoi “një partner të vështirë” Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Në një intervistë për median serbe...

Lexo më shumë

SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë

SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë
13 Korrik, 2026

Një person u vra si pasojë e të shtënave me armë zjarri ku u përfshinë agjentë amerikanë të imigracionit në...

Lexo më shumë

Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
13 Korrik, 2026

Po mbahet sot në kryeqytet dita e 44-të e protestës. Protestuesit si çdo ditë tjetër u mblodhën në sheshin “Skënderbej”,...

Lexo më shumë

Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj

Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj
13 Korrik, 2026

Nëntë turistë të huaj janë shpëtuar nga Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare në dy operacione të ndryshme kërkim-shpëtimi të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}