Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Si largohen kriminelët e politikës?

2016/09/07 at 3:10 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 2 min
A A
E vërteta e përgjimit të Ilir Metës në Opinion!

Nga Blendi Fevziu –


Donald Lu është rikthyer edhe një herë të flasë për temën e tij të preferuar, atë të lidhjeve të politikës me krimin. Ai i është referuar pandëshkueshmërisë si fenomen i njohur në Shqipëri dhe faktit që banditë dhe keqbërës që i njohin të gjithë i kanë shpëtuar burgut falë lidhjeve të forta politike. Lu ka deklaruar se situata është alarmanete dhe ka dhënë shpresë duke sqaruar se në Shqipëri do të mbërrijnë për trajnim ekspertë të FBI Amerikane.

Edhe pse Lu i kthehet dhe rikthehet prej dy vitesh kësaj teme, ajo që është arritur është ende pak. Ligji i dekriminalizimit ka nxjerrë nga politika disa emra dhe pritet të shërbejë si postbllok për emra të tjerë që do synojnë të hyjnë. Ndërkohë krijimi i Byrosë Kombëtare të Hetimit, së paku teorikisht mund të vendosë gishtin mbi politikanë të lidhur me krimin dhe të korruptuar. Gjë që mund të krijojë një lloj pastrimi të politikës në përgjithësi. Por kjo është vetëm ndërhyrja emergjente. Problemi qëndron më shumë se sa kaq. Qëndron tek shkaku i afrimit të kriminelëve nga politika. Eleminimi i tij mund të çojë më pas në eleminimin e krejt fenomenit.

Për çfarë i hyn në punë një njeri i inkriminuar një politikani shqiptar?! Kjo është pyetja bazë dhe më thelbësore që bëhet në shumiën e rasteve kur flitet për këtë gjë.

Për vota, jo. Vështirë që komuniteti të votojë një bandit apo një kriminel. Vështirë që ata të kërkojnë ta kthejnë një keqbërës në model për fëmijët e tyre. Në shoqëri kriminelët mund t’i kenë frikë, por nuk i respektojnë.

Deri tani së paku çdo analizë të çon në vetëm një përfundim. Banditët dhe kriminelët përdoren thjeshtë për të vjedhur, blerë apo trafikuar vota. Për këtë arsye vihen në listat e deputetëve; për këtë arsye ju bëhen favore dhe i shmangen ndëshkimit të ligjit; për këtë arsye ka parti politike në Shqipëri që kanë hyrë në garë kush i mban më afër dhe kush i ka për vete. Kjo garë e pistë dhe neveritëse është shndruar në një sëmundje kronike në Shqipëri dhe vetëm eleminimi i saj mund të çojë në zhdukjen e tyre nga jeta publike dhe vendosja përpara ligjit. Nëse gara elektorale nuk do jetë e ndershme dhe e drejtë, shumë shpejt, vendi do ketë vëtëm një lloj votimi, atë midis bandave që do përpiqen jo për qeverisjen e vendit, por për sundimin e tyre mbi të. Dhe në këtë rast nuk do ketë as ligj dhe as Byro hetimi që të rikthejë shtetin e së drejtës. ndaj bashkë me ligjin për dekriminalizimin dhe reformën në drejtësi, duhen marrë masa edhe për reformën elektorale. Ky kancer i politikës shqiptare, duhet goditur në thelbin e tij dhe kjo është zgjidhja më e mirë

Blendi Fevziu

 

Etiketa: kriminelet e politikeslupartite politikepolitike e kriminalizuarvota e lireZgjedhjet e lira


Ju sugjerojmë

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”
Kryesore

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”

13 Korrik, 2026 10:32 pm
SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë
Bota

SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë

13 Korrik, 2026 9:48 pm
Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

13 Korrik, 2026 8:02 pm
Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj
Aktualitet

Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj

13 Korrik, 2026 7:59 pm
Avokati i Popullit flet pas inspektimit: Burgu i Shënkollit jashtë standardeve
Aktualitet

Avokati i Popullit flet pas inspektimit: Burgu i Shënkollit jashtë standardeve

13 Korrik, 2026 7:54 pm
Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
Bota

Sulmet ukrainase në Rusi, Putin: Kundërpërgjigjja do të jetë disa herë më e fuqishme

13 Korrik, 2026 7:16 pm
BE ndryshon rregullat e fluturimeve
Bota

BE ndryshon rregullat e fluturimeve

13 Korrik, 2026 7:12 pm
SHBA-të përdorin për herë të parë dronë detarë në luftimet kundër Iranit
Bota

SHBA-të përdorin për herë të parë dronë detarë në luftimet kundër Iranit

13 Korrik, 2026 5:36 pm
Franca denoncon sulm hibrid rus kundër Evropës
Bota

Franca denoncon sulm hibrid rus kundër Evropës

13 Korrik, 2026 5:22 pm
GJKKO kthen për rihetim dosjen e Elvis Roshit
Kronikë

GJKKO kthen për rihetim dosjen e Elvis Roshit

13 Korrik, 2026 4:35 pm
Para
Ushqimet e kuqe për një zemër të shëndetshme

Ushqimet e kuqe për një zemër të shëndetshme

Fleckenstein mesazh për kundërshtarët e Ramës: Mos u dorëzoni

Hafizi nxjerr probleme të tjera të maturës: Në listë, lëndë s'bëhen në shkollë

Foto/ Ja parajsa e Marina Vjollcës

Foto/ Ja parajsa e Marina Vjollcës
















TE FUNDIT

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”
13 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama e cilësoi “një partner të vështirë” Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Në një intervistë për median serbe...

Lexo më shumë

SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë

SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë
13 Korrik, 2026

Një person u vra si pasojë e të shtënave me armë zjarri ku u përfshinë agjentë amerikanë të imigracionit në...

Lexo më shumë

Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
13 Korrik, 2026

Po mbahet sot në kryeqytet dita e 44-të e protestës. Protestuesit si çdo ditë tjetër u mblodhën në sheshin “Skënderbej”,...

Lexo më shumë

Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj

Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj
13 Korrik, 2026

Nëntë turistë të huaj janë shpëtuar nga Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare në dy operacione të ndryshme kërkim-shpëtimi të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}