Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shumë njerëz të sëmurë, Gjermanisë i mungojnë ilaçet

2022/12/20 at 2:46 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Shumë njerëz të sëmurë, Gjermanisë i mungojnë ilaçet

Shumë njerëz janë aktualisht të sëmurë – veçanërisht fëmijët. Por mungojnë ilaçet e nevojshme urgjente. Pse në Gjermani mungojnë ilaçet e domosdoshme?


Një N e bardhë në një rreth me ngjyrë vjollcë – kur farmacisti Fatih Kaynak e sheh këtë simbol në monitorin e tij në barnatore, ai e di që ky ilaç nuk është i disponueshëm për momentin. “Na mungojnë antibiotikët, ilaçet kundër dhimbjeve, por edhe ilaçet për rregullimin e sheqerit në gjak, për mjekimet e kancerit, për stomakun dhe zemrën”, thotë Kaynak, ndërsa shikon një listë të gjatë në të cilën N e bardhë vazhdon të shfaqet në anën e djathtë.

274 barna aktualisht nuk janë të disponueshme në farmacinë Berlin Kranich. “Është veçanërisht e vështirë për ne që të kujdesemi për fëmijët”, thotë Kaynak. Në fytyrën e tij shihet një lloj dëshpërimi me gjendjen.

Gjendja po përkeqësohet

Foshnjat dhe fëmijët e vegjël nuk mund të gëlltisin pilula, prandaj prodhohen ilaçe të lëngshme për ta. Për temperatura të larta dhe dhimbje, përdoren lëngje me shije të ëmbël që përmbajnë përbërësin aktiv paracetamol ose ibuprofen. Më shumë se dhjetë milionë pako shiten në Gjermani çdo vit. Por tani raftet në farmacinë Kranich janë kryesisht bosh. Probleme ka edhe me penicilinën dhe lëngjet me antibiotikë.

Qysh në pranverë ka pasur probleme me mungesën sporadike, thotë farmacisti. “Shpesh mungonin nga dy javë, pastaj vinin prapë.” Por tani situata është vërtet e keqe. Kaynak kontrollon gamën e shitësve farmaceutikë me shumicë disa herë në orë dhe pret lajme të mira. “Ne shikojmë dhe porosisim diçka, sapo të vij.”

Furnizimi i ngadalshëm

Por kjo nuk do të thotë se edhe farmacia Kranich do të marrë barnat e dëshiruara. “Nëse dua 50 pako me një ilaç, mund të marr ndoshta pesë,” thotë farmacisti, duke lëvizur nëpër ekran në kërkim të spreit për hundët për fëmijët. Në një grup të vogël farmacistësh të Berlinit që njihen, ata vazhdimisht e informojnë njëri-tjetrin për gjendjen e furnizimit me ilaçe.

Natyrisht, kjo nuk mjafton për ta vënë problemin nën kontroll. Prindërit e dëshpëruar flasin në mediat sociale dhe forumet e ndryshme kaherë për këto probleme. Rekomandimet për zëvendësime alternative kërkohen shumë. Por shpesh e vetmja mundësi është të shkoni në spital nëse mjetet alternative nuk ndihmojnë për uljen e temperaturës dhe gjendja përkeqësohet.

Por për shkak të virusit të përhapur RS, repartet e fëmijëve tani janë aq të mbingarkuara sa që edhe pacientët e vegjël në rrezik për jetën duhet të presin me orë të tëra në dhomat e urgjencës. Për shkak se klinikat janë plot, fëmijët po dërgohen në shtëpi, ndërsa ilaçet po zvogëlohen edhe në spitale. Farmacitë e spitaleve kanë filluar të përziejnë sërish vetë lëngje kundër temperaturës në rastet urgjente.

Alternativat

Farmacitë paraqesin vetë nga 12 deri në 14 milionë receta çdo vit. Krahasuar me rreth 1.3 miliardë pako të barnave që u shitën në vitin 2021, ky është një proporcion i vogël. Barrnatoret të cilat vet po përziejnë ilaçe për pacientët kanë probleme financiare, sepse kjo kërkon punë dhe personel shtesë. Ndaj shpesh për një shishe të vogël ilaçi kërkohen 20 euro. Edhe në barrnatoren e Kaynak po mendojnë të fillojnë të përziejnë vetë ilaçe. “Çmimet nuk janë të rëndësishme kur fëmija ka temperaturë të lartë”, thotë ai.

Problemi me paratë

Por është pikërisht çmimi që e ka sjellë Gjermaninë në këtë pozitë të pasigurt. Prodhimi i disa preparateve në Gjermani dhe Evropë thjesht nuk është i leverdishëm për industrinë farmaceutike. Për shembull, kompanitë e sigurimeve shëndetësore u paguajnë kompanive të ilaçeve 1.36 euro për një shishe shurup paracetamol kundër temperaturës. Ky çmim është i njëjtë prej dhjetë vitesh, ndërsa çmimi i substancës aktive paracetamol është rritur me 70 për qind këtë vit.

“Rritja e shpejtë e çmimeve të prodhimit të barnave dhe mbetja e pagesave të njëjta, e bëjnë prodhimin e ilaçeve si lëngjet e paracetamolit për shembull, një biznes me humbje,” ankohet Andreas Burkhardt, menaxher i përgjithshëm në kompaninë farmaceutike Teva. “Asnjë kompani nuk mund ta bëjë këtë në shtigje afatgjata.”

Porositë janë anuluar qysh në verë

Me markën e saj të barnave ratiopharm, Teva është furnizuesi i fundit i madh i paracetamolit të lëngshëm në Gjermani. Dymbëdhjetë vjet më parë kishte njëmbëdhjetë prodhues. Pasi një prodhues tjetër ndërpreu prodhimin në maj të këtij viti, ratiopharm duhet të mbulojë tani 90 për qind të kërkesës. Kjo nuk është e realizueshme, sipas prodhuesit, i cili ka anuluar të gjitha porositë nga farmacitë gjermane për grumbullimin e zakonshëm të sasive për nevojat gjatë dimrit.

Si rezultat, “është vërejtur një rritje e ndjeshme e blerjeve nga farmacitë”, analizon Instituti Federal për Barnat dhe Pajisjet Mjekësore. Gjithçka që ishte në treg është blerë. “Si rezultat, tani ato mungojnë, ndërsa shpërndarja e ilaçeve të tilla është joproporcionale, sepse në disa vende janë blerë dhe grumbulluar shumë e në tjerat nuk ka.”

“Është e patolerueshme që të mungojnë ilaçet kaq të thjeshta si shurupi kundër etheve,” tha Thomas Fischbach, president i shoqatës profesionale të pediatërve. “Ka shumë pak furnizues me ilaçe të këtilla, sepse prodhuesit kanë zhvendosur prodhimet e tyre në vendet me paga më të ulëta, si India dhe Kina.” Ndërsa atje tani ka probleme të mëdha në furnizimin me lëndë të para, e kjo e ngrit edhe çmimin e prodhimit dhe furnizimit.

Problemet e tregut

Ilaçi për kancerin e gjirit Tamoxifen tregoi tashmë në fillim të vitit 2022 se çfarë ndodh kur ilaçet e rëndësishme nuk janë më të disponueshme. Një ilaç për të cilin nuk ka zëvendësim dhe që nevojitet urgjentisht për pacientët e sëmurë rëndë. Edhe këtu, pati një pengesë akute të furnizimit, sepse prodhuesit ishin tërhequr nga prodhimi duke përmendur presionin e kostos.

Në shkurt, Instituti Federal për Barnat dhe Pajisjet Mjekësore u përfshi në këtë çështje dhe urdhëroi që për shkak të urgjencës, barnat që përmbajnë tamoxifen tani mund të importohen dhe të përdoren, pa miratimin gjerman. Por kjo nuk e ka zgjidhur problemin. Tamoxifen vazhdon të jetë një nga barnat që sigurohen me vështirësi.

Kërkohen ndryshime

Mjekët dhe politikanët e opozitës po kërkojnë tani masa të menjëhershme nga qeveria federale. Ministrat e Shëndetësisë duhet të koordinohen me prodhuesit dhe shitësit me shumicë dhe të kërkojnë dërgesa në vendet fqinje. Ministri Federal i Shëndetësisë Karl Lauterbach premton një përgjigje të shpejtë. Ai deklaroi sot se janë duke punuar për zgjidhjen sa më të shpejtë të çështjes dhe se do të ndërmarrin masa të menjëhershme. Ai tha se do të kërkohen zgjidhje edhe brenda Bashkimit Evropian.

Ekspertët bëjnë gjithashtu thirrje që shteti të marrë përsipër prodhimin e ilaçeve esenciale në Gjermani. Është koha për një rimendim, prodhimi duhet të zhvendoset nga Azia dhe të kthehet në Gjermani. Nga ana tjetër, industria farmaceutike po bën presion që të rritet fitimi nga prodhimi i ilaçeve. Kontratat, sipas të cilave kompanitë e sigurimeve shëndetësore paguajnë vetëm shuma fikse, duhet të pezullohen derisa më shumë kompani të rifillojnë prodhimin këtu. Deri tani nuk ka ndonjë zgjidhje konkrete në këtë çështje, por Lauterbach pohon se qysh sot (20. 12. 2022) do të kërkojë nga sigurimet që të shtojnë për 50% pagesat e çmimeve, në mënyrë që të sigurohet prodhimi i ilaçeve të lëngshme për fëmijë./DW

 

 

 



Ju sugjerojmë

Prej gati dy vitesh i zhdukur, SPAK veçon dosjen e Ervis Martinaj 
Kronikë

Nga Dumani tek Ervis Martinaj, dërgohen për gjykim 9 persona nga “Metamorforza”

22 Korrik, 2026 5:33 pm
Katër të rinjtë u dogjën brenda mjetit, detaje: Shpejtësia e lartë, shkak i aksidentit 
Kronikë

Aksident me një viktimë në Unazën e Madhe, betonierja rrëzohet nga rrethrrotullimi

22 Korrik, 2026 5:31 pm
U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
Aktualitet

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

21 Korrik, 2026 2:01 pm
Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
Kronikë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

21 Korrik, 2026 1:41 pm
Aktualitet

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026 1:27 pm
PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
Aktualitet

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

20 Korrik, 2026 1:16 pm
Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
Aktualitet

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

20 Korrik, 2026 12:51 pm
Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
Kryesore

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

20 Korrik, 2026 1:12 am
Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
Bota

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

19 Korrik, 2026 5:06 pm
Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

19 Korrik, 2026 3:25 pm
Para
Bordi vendos çmimet e reja: Rritet çmimi i naftës dhe benzinës

Ulet sërish nafta, Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja

Derbi Tirana-Partizani, bllokohen disa segmente rrugore

Derbi Tirana-Partizani, bllokohen disa segmente rrugore

Aksident në Fier, plagosen 6 persona

Konsumojnë aksidentalisht lëndë kimike helmuese, përfundojnë në spital burrë e grua
















TE FUNDIT

Nga Dumani tek Ervis Martinaj, dërgohen për gjykim 9 persona nga “Metamorforza”

Prej gati dy vitesh i zhdukur, SPAK veçon dosjen e Ervis Martinaj 
22 Korrik, 2026

Nga Nuredin Dumani tek Ervis Martinaj dhe grupi i Bajrit. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK)...

Lexo më shumë

Aksident me një viktimë në Unazën e Madhe, betonierja rrëzohet nga rrethrrotullimi

Katër të rinjtë u dogjën brenda mjetit, detaje: Shpejtësia e lartë, shkak i aksidentit 
22 Korrik, 2026

Një aksident i rëndë i ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në Unazën e Madhe të Tiranës, pranë qendrës tregtare...

Lexo më shumë

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
21 Korrik, 2026

Ish-presidenti Ilir Meta i është drejtuar Gjykatës së Tiranës duke kundërshtuar vendimin e Prokurorisë së Tiranës për të mos nisur...

Lexo më shumë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
21 Korrik, 2026

Hetimet për plagosjen me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e së dielës në një lokal në lagjen “Vullnetari” në Elbasan...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}