Sport

Shuma e parave që Barcelona i ka “borxh” Messit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:12 - 13/08/21 |
Opi Nion

52 milionë euro është detyrimi që klubi i Barcelonës i ka ende detyrim ndaj Leo Messit, i cili vetëm pak ditë më parë firmosi kontratën me PSG.

Sipas gazetës “SPORT”, shuma është nga pagat e prapambetura që i detyrohej lojtarëve Bartomeu, kur ishte President i klubit.

Për të përballuar efektet e COVID-19, Bartomeu vendosi që të shtyjë disa paga të lojtarëve dhe tani avokatët e Messit po punojnë për shlyerjen e detyrimeve të fundit të Barcelonës ndaj argjentinasit.

Bartomeu pati thënë se Barcelona ka 250 milionë euro borxhe, ndërsa Laporta njoftoi se borxhi ka shkuar në 487 milionë euro./ Opinion.al

Pas