InstaBIZ

Shtohen dyshimet për shtatzëninë e katërt të Kate Middleton


               Publikuar në : 09:19 - 16/10/19 |
xhu lia

Kohët e fundit mediat e huaja po aludojnë se Dukesha Kate Middleton është në pritje të fëmijës së saj të katërt.

Çifti mbretëror ndodhet për një tur katër ditor në Pakistan dhe duket se janë shtuar detajet se Kate dhe William presin të bëhen prindër sërish.

Për herë të parë në një nga turet e tyre ata kanë marrë një mjek me vete. Mediat e huaja shkruajnë se zakonisht vetëm Mbretëresha dhe Princi Charles shoqërohen nga disa mjekë kur udhëtojnë, për këtë arsye fakti që edhe William dhe Kate kanë një mjek në Pakistan shton dyshimet për pritjen e ëmbël.

Bëhet e ditur gjithashtu se përveç mjekut ata kanë marrë me vete sekretaren e tyre private, sekretaren e komunikimit, një pastruese dhe parukiere.

Ndonëse prej kohësh përflitet se Dukesha është shtatzënë asgjë nuk është konfirmuar nga pallati mbretëror.

Ndërkohë pak kohë më parë u tha se Kate kishte lyer flokët dhe qëndroi larg takimeve zyrtare, detaje të cilat kanë çuar në aludimet e shtatzënisë për dukeshën./Opinion.al/

Pas