Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shtimi i rasteve me Covid-19, Berisha: 80% e kanë bazën në QSUT

2020/06/11 at 1:43 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Prokurori u qëllua me armë zjarri, Berisha: Atentat mafioz qeveritar

Gjatë ditëve të fundit është shënuar një rritje e rasteve të reja me Covid-19 në vendin tonë. Rritja ka patur ritme edhe më të larta se në kohën e pikut të pandemisë duke regjisturar rreth 86 raste në dy ditët e fundit.


Problematike është paraqitur situata brenda QSUT në Tiranë ku një numër mjekësh, infermierësh dhe personeli shëndetësor rezultuan disa javë më parë të infektuar. Për pasojë, disa pacientë që ndodheshin në spital ishin infektuar dhe pasi ishin kthyer në qytetet e tyre krijuan atje vatra të reja, gjë që u ndihmua edhe nga heqja e masave bllokuese.

Lidhur me këtë fakt ka reaguar ish-kryeministri Sali Bershia. Në një status në Facebook ai e ka quajtur atë që ka ndodhur në QSUT “bombë biologjike” dhe se tashmë ajo është shndërruar në “gjeneratorin kryesor të përhapjes së pandemisë së Covid 19”.

“Futja e Covid19 ne QSUT, infektimi masive i elitës mjekësore te vendit, e cila udhëheq diagnozën dhe mjekimin në shërbimet e specializuara të rasteve më të ndërlikuara nga mbarë vendi, do të thotë dekapitim i kësaj elite dhe kolaps i sistemit shëndetësor.

QSUT është aktualisht sipërmarrja me kolektivin numerik, personel shëndetësor, të sëmurë dhe punonjës ndihmës më të madh të vendit dhe me kontakte njerëzore më numerike dhe më intensive, më të shumta se çdo kolektivitet tjetër në Shqipëri. Shndërrimi i saj në bombë biologjike do të thotë krijimi i gjeneratorit më gjigand për përhapjen e Covid 19 në Shqipëri.

Rastet e të infektuarve këtyre ditëve me Covid19 kanë në bazë të padiskutueshme së paku për 80% të tyre bombën biologjike QSUT.”, shkruan Berisha.

Ai bën përgjegjës për këtë situatë kryeministrin Edi Rama dhe ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Sipas ish-kryeministrit Berisha qeveria gaboi kur vendosi krijimin e spitalit COVID në urgjencën e QSUT si dhe ka lënë pa mjete mbrojtëse punonjësit dhe të sëmurët e këtij pavijoni.

“Situata kontagioze në QSUT u krijua nga kryepidemiologu xhahil i Surrelit dhe ndrikull Hajni Maska që me vendosjen e mjediseve për trajtimin e rasteve me Covid19 në urgjencën e këtij spitali gjë qe u dënua me forcën më të madhe tek qytetari dixhital nga mjekë dhe infermierë të asaj qendre në këtë FB!

Lënia pa mjetet mbrojtëse të punonjësve dhe të sëmurëve në pavijonet e këtij spitali ndaj Covid 19 për shkak të vjedhjeve shfrenuara me blerjen e maskave, kostumeve madje edhe të skaduara, mungesa e ujit, sapunit, dezinfektantëve në pavijone siç është denoncuar me zë dhe figure nga paciente te shtruar madje edhe me covid19 është mekanizmi i dyte madhor i megaskandalit te Sulltan Xhahil Surrelit dhe Ndrikull Hajni Maskes.”, deklaron Berisha. /Opinion.al



Ju sugjerojmë

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

24 Korrik, 2026 5:11 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

24 Korrik, 2026 4:34 pm
Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
Aktualitet

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

24 Korrik, 2026 1:06 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier

24 Korrik, 2026 12:15 pm
Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë
Aktualitet

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë

23 Korrik, 2026 4:11 pm
Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve
Te Fundit

Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve

23 Korrik, 2026 4:04 pm
Kërkoi zëvendësimin e masës, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt, ish-ministri mbetet në burg 
Aktualitet

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu me garanci pasurore

23 Korrik, 2026 3:54 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para Kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:58 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:55 pm
Para
Video/Butrinti u spërkat me helm kundër gjarpërinjve kur shkoi Hrushovi

Opinion/ Udhëtim, Qeparo i Sipërm, Butrint, Ishulli Tongo!

Situata shqetësuese me plehrat në Durrës, arrestohet një 52-vjeçar

Në pritje të turistëve,Durrësi shpall emergjencën mjedisore nga mbeturinat

Serbia duhet të kujtojë krimet dhe përgjegjësinë

Serbia duhet të kujtojë krimet dhe përgjegjësinë
















TE FUNDIT

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
24 Korrik, 2026

Pas disa orësh në sallën e operacionit, 55-vjeçarja Bejlere Plaka nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka...

Lexo më shumë

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

35-vjeçari Refit (Nertil) Buzi, i dyshuar për ngjarjen e rëndë në Roskovec,ka vrarë veten me armë zjarri pas disa orësh...

Lexo më shumë

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Erion Ahmeti në një deklaratë për mediat ka zbuluar detaje lidhur me operacionin...

Lexo më shumë

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
24 Korrik, 2026

Në mbledhjen e zgjeruar të grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetit qeveritar, Kryeministri Rama ka komentuar protestat që po...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}