Kryesore

“Shtëpia e Lirisë” kërkon regjistrimin e kandidatëve të 6 marsit në KQZ



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:49 - 09/02/22 |
Opi Nion

Koalicioni “Shtëpia e Lirisë” ka kërkuar sot regjistrimin e kandidatëve për zgjedhjet e pjesshme vendore, në KQZ.

Kandidatët e këtij koalicioni, të dalë nga primaret e Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike, kandidojnë nën siglën e “Shtëpisë së Lirisë” e përbërë nga LSI dhe Partisë Demokristiane.

Komisioni i Rithemelimit nuk u njoh nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, por LSI dhe PDK u regjistruan këtë të martë në këtë institucion, nën siglën e “Shtëpisë së Lirisë”.

“Shtëpia e Lirisë” ka kërkuar regjistrimin e kandidatit të të Shkodrës, Bardh Spahia dhe atë të Bashkisë së Lushnjës, Elton Bano./Opinion.al

Pas