Kryesore

PD: Kandidati i “Shtëpisë së Lirisë” në Lushnje ka punuar për LSI



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:39 - 09/02/22 |
Opi Nion

Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi ka sulmuar koalicionin “Shtëpia e Lirisë” dhe ish-kryeministrin Sali Berisha.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Bardhi shprehet se kandidati i koalicionit i dalë nga primarët e Komisionit të Rithemelimit, Elton Bano, në 2007 ka punuar për kandidatin e LSI për Bashkinë Lushnje Albert Sanxhaku kundër kandidatit të PD Florian Dani.

Sipas Bardhit, Bano në 2013 ka punuar për LSI duke mbështetur ardhjen në pushtet të Edi Ramës dhe se në 2015 ka mbështetur kandidatin e PS-LSI Fatos Tushe kundër kandidatit të PD Darien Xhindoli.

Sekretari i Përgjithshëm i PD thekson se Bano “në vitin 2017 ka punuar hapur për kandidaten e Partinē Socialiste Tatiana Pirro duke mbështetur qëndrimin në pushtet të Edi Ramës.”

Bardhi thotë se në zgjedhjet e 6 marsit kandidati i “Shtëpisë së Lirisë|, po shërben si oksigjen për kandidaten e Edi Ramës në Lushnjë në dëm të demokratëve lushnjarë dhe Partisë Demokratike.

Reagimi i Bardhit

Koalicioni LSI – PDK në Lushnjë paska shpifur sot kundër PD.

Demokratët e Lushnjës e kanë të qartë se kush i ka shërbyer Edi Ramës në Lushnjë që nga 2007.

Faktet më poshtë po i listoj për çdo demokrat në Shqipëri, se demokratët e Lushnjës janë të qartë:

Është fakt që kandidati i LSI+PDK Elton Ilir Bano në 2007 ka punuar për kandidatin e LSI për Bashkinë Lushnje Albert Sanxhaku kundër kandidatit të PD Florian Dani.

Është fakt që kandidati LSI -PDK Elton Ilir Bano në 2011 ka këmbëngulur dhe mbështetur që Bashkia Lushnjë t’i lihen zonë e lirë LSI.

Është fakt që kandidati LSI-PDK Elton Ilir Bano në 2013 ka punuar për LSI duke mbështetur ardhjen në pushtet të Edi Ramës.

Është fakt se kandidati LSI-PDK Elton Ilir Bano në 2015 ka mbështetur kandidatin e PS-LSI Fatos Tushe kundër kandidatit të PD Darien Xhindoli.

Është fakt që kandidati LSI-PDK Elton Ilir Bano në vitin 2017 ka punuar hapur për kandidaten e Partinē Socialiste Tatiana Pirro duke mbështetur qëndrimin në pushtet të Edi Ramës.

Është fakt që në 2022 kandidati i LSI-PDK Elton Ilir Bano po shërben si oksigjen për kandidaten e Edi Ramës në Lushnjë në dëm të demokratëve lushnjarë dhe Partisë Demokratike.

Strehimi i Elton Ilir Banos në “Shtëpinë e Ilirit” dhe LSI nuk është lajm i ri për demokratët e Lushnjës; është thjesht bashkëpunimit i rradhës! Nderkohë që demokratët e Lushnjës janë bashkë, në shtëpinë e tyre – Partinë Demokratike, në mbështjetje të kandidatit të PD Indrit Sefa, kundër Edi Ramës dhe kandidates së Taulant Ballës në Lushnjë.

Pas