Rajoni

Shqiptari vret gruan dhe dorëzohet në polici, dyshohet për xhelozi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:23 - 30/07/21 |
Opi Nion

Një krim brenda familjes ka tronditur  Athinën ditën e sotme. Një shqiptar 40-vjeçar raportohet se ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij.

Mësohet se ngjarja e rëndë ndodhi brenda banesës së çiftit. Sipas “Protothema”, pasi vrau gruan shqiptari shkoi në polici dhe denconcoi se “kishte therrur bashkëshorten”.

Autoritetet shkuan në apartamentin e çiftit, në katin e tretë, dhe gjetën gruan të vdekur të mbuluar nga pellgu i gjakut. Viktima është 31 vjeç dhe identiteti i saj ende nuk behet i ditur. Motiv i krimit dyshohet të ketë qenë xhelozia e autorit.

Shqiptari është arrestuar dhe po vijojnë hetimet lidhur me këtë krim në familje./Opinion.al

Pas