Kronikë

Shqiptari humb jetën pas hedhjes në pishinë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:29 - 09/08/20 |
Opi Nion

Ka humbur jetën në mënyrë tragjike një 40-vjeçar shqiptar në Ravenna të Italisë. Viktima, i cili jetonte në Carugate të Milanos, sipas mediave italiane dyshohet se përplasi kokën pasi u hodh në ujë.

Ngjarja ndodhi në një pishinën e një rezidence-hotel që ndodhet në Lido di Savio, ku shqiptari ndodhej me pushime.

Sipas të dhënave të para të autoriteteve italiane, ai po festonte pranë pishinës bashkë me miqtë e tij, kur u hodh për t’u larë. Pak çaste më vonë trupi i tij pa ndjenja u shfaq mbi ujë.

Pavarësisht përpjekjeve të shërbimeve të emergjencës, 40-vjeçari u shpall i vdekur në vendngjarje. Ndërkohë, autoritetet vijojnë hetimet për përcaktimin e plotë të shkakut të vdekjes./ Opinion.al

Pas