Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqiptarët kanë rritur shpenzimet e shëndetit, ja qyteti që mban rekord

2020/01/06 at 8:19 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Shqiptarët kanë rritur shpenzimet e shëndetit, ja qyteti që mban rekord

Gjatë vitit 2018 shqiptarët kanë rritur shpenzimet ndaj shëndetit, duke vërtetuar se barra e sëmundjeve po ndikon edhe në strukturën e buxhetit të familjeve.


Të dhënat nga INSTAT tregojnë se sëmundjet janë rritur në popullatë dhe kjo është reflektuar edhe te shpenzimet e familjeve shqiptare.  Sipas Anketës së Buxhetit të Familjes, shpenzimet për shëndet u rritën nga 3.9% e totalit të shpenzimeve të familjes në 4.2% të totalit.

Edhe për vitin 2018, qarku i Fierit mbante rekord për sa i përket këtyre shpenzimeve, ku rreth 6% të totalit shkonin për shëndetin. Në krahasim me një vit më parë fierakët rritën shpenzimet me 0.9 pikë përqindje.

Pas Fierit, shpenzimet më të larta janë regjistruar në Kukës dhe Shkodër, me përkatësisht 5.2% dhe 4.9%.  Në qarkun e Kukësit shpenzimet ndaj shëndetit janë rritur më shumë se dyfish. Kjo ishte rritja më e madhe për vitin 2018.

Edhe në Qarkun e Tiranës dhe Beratit, shpenzimet ndaj shëndetit janë regjistruar më të larta se mesatarja kombëtare. Në Tiranë shpenzimet ndaj shëndetit ishin 4.3% e totalit, të cilat shënuan gjithashtu rritje në raport me një vit më parë. Ndërsa në Berat shpenzimet ndaj shëndetit u regjistruan 4.2%.

Në anën tjetër shpenzimet më të ulëta ndaj shëndetit kanë qenë në qarkun e Elbasanit. Sipas të dhënave të publikuara nga Anketa e Buxhetit të Familjes një familje nga Elbasani shpenzon mesatarisht për shëndetin 3.1% të totalit të shpenzimeve.

Shpenzimet kanë qenë të ulëta edhe në qarkun e Korçës dhe Durrësit, ku  kishin të njëjtën peshë prej 3.5%. Me një diferencë të vogël edhe shpenzimet në Vlorë dhe Lezhë ishin sa 3.6% e totalit, ndjekur nga Dibra me një peshë prej 3.7%.

Dibra, gjithashtu, ishte një nga qarqet ku pesha e shpenzime shënoi rritje me gati 1.6 pikë, nga 2.1% në 3.7%.

Në qarkun e Gjirokastrës, ndonëse prej kohësh po përjeton plakjen e popullsisë me ritme të shpejta, shpenzimet ndaj shëndetit janë më të ulëta se mesatarja e vendit, të cilat ishin sa 3.9%.

Anketa e Buxhetit të Familjes është një vrojtim statistikor që kryhet pranë njësive ekonomike familjare (NjEF) dhe jep një panoramë të situatës socio-ekonomike të NjEF në Shqipëri. Anketa e Buxhetit të Familjes 2018 u krye nga INSTAT përgjatë gjithë vitit, me një kampion prej 9.384 NjEF. Në përfundim të vrojtimit u intervistuan rreth 7.559 NjEF të shpërndara në mënyrë uniforme në të gjithë territorin e Shqipërisë. /Burimi: monitor.al

Etiketa: fierinstatshendeti


Ju sugjerojmë

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”
Kryesore

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”

13 Korrik, 2026 10:32 pm
SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë
Bota

SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë

13 Korrik, 2026 9:48 pm
Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

13 Korrik, 2026 8:02 pm
Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj
Aktualitet

Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj

13 Korrik, 2026 7:59 pm
Avokati i Popullit flet pas inspektimit: Burgu i Shënkollit jashtë standardeve
Aktualitet

Avokati i Popullit flet pas inspektimit: Burgu i Shënkollit jashtë standardeve

13 Korrik, 2026 7:54 pm
Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
Bota

Sulmet ukrainase në Rusi, Putin: Kundërpërgjigjja do të jetë disa herë më e fuqishme

13 Korrik, 2026 7:16 pm
BE ndryshon rregullat e fluturimeve
Bota

BE ndryshon rregullat e fluturimeve

13 Korrik, 2026 7:12 pm
SHBA-të përdorin për herë të parë dronë detarë në luftimet kundër Iranit
Bota

SHBA-të përdorin për herë të parë dronë detarë në luftimet kundër Iranit

13 Korrik, 2026 5:36 pm
Franca denoncon sulm hibrid rus kundër Evropës
Bota

Franca denoncon sulm hibrid rus kundër Evropës

13 Korrik, 2026 5:22 pm
GJKKO kthen për rihetim dosjen e Elvis Roshit
Kronikë

GJKKO kthen për rihetim dosjen e Elvis Roshit

13 Korrik, 2026 4:35 pm
Para
Trump konfirmon vrasjen e liderit të ISIS, Abu Bakr al-Bagdadi

Trump kërcënon me sanksione Irakun nëse dëbon trupat amerikane

‘Golden Globe 2020’, lista e plotë e fituesve të edicionit të 77-të

'Golden Globe 2020', lista e plotë e fituesve të edicionit të 77-të

Zgjedhjet presidenciale në Kroaci,fiton Zoran Milanoviç me 52,7% të votave

Zgjedhjet presidenciale në Kroaci,fiton Zoran Milanoviç me 52,7% të votave
















TE FUNDIT

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”
13 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama e cilësoi “një partner të vështirë” Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Në një intervistë për median serbe...

Lexo më shumë

SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë

SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë
13 Korrik, 2026

Një person u vra si pasojë e të shtënave me armë zjarri ku u përfshinë agjentë amerikanë të imigracionit në...

Lexo më shumë

Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
13 Korrik, 2026

Po mbahet sot në kryeqytet dita e 44-të e protestës. Protestuesit si çdo ditë tjetër u mblodhën në sheshin “Skënderbej”,...

Lexo më shumë

Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj

Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj
13 Korrik, 2026

Nëntë turistë të huaj janë shpëtuar nga Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare në dy operacione të ndryshme kërkim-shpëtimi të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}