Aktualitet

‘Shqipja s’ka një fjalor të plotë’, Rama:U desh një komunist në krye që të fillonte punën



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:08 - 10/11/22 |
Opi Nion

Në fjalën e tij të mbajtur në konferencën e zhvilluar për 50-vjetorin e Kongresit të Drejtshkrimit,  kryeministri Edi Rama është shprehur se fjalori i gjuhës shqipe është sa gjysma e gjuhës së vërtetë.

Më tej, kreu i qeverisë njoftoi se për këtë arsye Akademia e Shkencave ka çelur siparin e rishikimit të fjalorit, ndërsa shtoi se “u desh nje komunist në krye të Akademisë që të rifillonte punën me themel.

“Ajo që është më e rëndësishme është rreziku që i kërcënohet gjuhës shqipe. Po e shpreh me fjalët e Robert Elsie kur thotë “unë vuaj shumë për fjalor, sepse kur lexoj letërsi shqiptare dhe kur has një fjalë që nuk e kuptoj, nuk e gjej në fjalorin e akademisë dhe kjo më mërzit shumë. Fjalori i gjuhës shqiptare është vetëm gjysma e gjuhës së vërtetë”.

Ndërkohë që fjalori i shqipes së folur përditë me këto (telefoni), është një e njëmijta e gjuhës së vërtetë. Klm, pqf, tdsh e këto, kështu që  fjalori i gjuhës shqipe që është një nga nënproduktet e Kongresit të Drejtshkrimit dhe pasuria e tij leksikologjike, frazeologjike, sot janë një pikëpyetje shumë e madhe. Jam shumë i lumtur ta shfrytëzoj këtë moment për të thënë që më në fund Akademia e Shkencave e ka çelur siparin e rishikimit të fjalorit dhe u desh një komunist në krye të Akademisë së Shkencave që ta rifillonte punën me themel, të themi të vërtetën.

Mos u shqetësoni fare se çfarë do thonë pas këtij fjalimi tim në ditët në vijim anti-komunistët që janë trashëgimia më e tmerrshme që na lanë komunistët në fakt. Unë nuk i vë faj Skënderit që ka qenë komunist, unë i vë faj se na la Saliu, nejse të mos e politizojmë.

Duke folur për fjalorin dua të shpreh, urimin, shpresën, dëshirën që ne t’ja dalim të kemi një fjalor të ri ashtu si kundër t’ja dalim të kemi histori të shqiptarëve çka ka filluar dhe kjo si punë, dhe pastaj dhe një enciklopedi, çka ka filluar dhe kjo si punë. Janë tre libra shumë themelorë që kanë munguar për shumë e shumë vite për fat të keq në këto shumë e shumë vite, kemi humbur shumë burime njerëzore që do të ishin garanci për këto tre libra themelorë”, tha Rama.

 

 

Pas