Aktualitet

Shqipëria pa Gjykatë Kushtetuese? Rama: Kemi bërë spastrim


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:59 - 07/10/20 |
Al Do

Komisioneri europian për zgjerimin Oliver Varhelyi dhe Kryeministri Edi Rama patën sot një konferencë të përbashkët për media, pas vizitës së përfaqësuesit të lartë të BE në Tiranë mbi progresin e Shqipërisë në procesin e integrimit.

I pyetur lidhur me ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, një parakusht i BE  për procesin, Kryeministri Rama tha se plotësimi i vendeve vakante kërkon kohën e vet, ndërsa theksoi se vonesa e funksionit të këtij institucioni lidhet me faktin se Shqipëria ka bërë një spastrim të madh me procesin e vettingut.

“Nuk jam në gjendje të bëj parashikime, pasi nuk është një çështje që varet nga Kryeministri procesi i plotësimit të vakancave në Gjykatën Kushtetuese. Reforma në Drejtësi ka bërë që krijimi i institucioneve të reja të jetë krejtësisht i pavarur. Unë shpresoj që të ndodhë, por bindja ime që e ndava edhe me komisionerin, është që Shqipëria nuk mund të penalizohet, sepse e ka bërë spastrimin shumë të madh.

Pse nuk kemi ne gjykatë funksionale? Nuk kemi ende sepse kemi bërë një spastrim që nuk e ka bërë dhe as në imagjinatë nuk e ka parë, jo vetëm asnjë qeveri paraardhëse, por asnjë vend i rajonit. Ne kemi bërë detyrën, spastrimi është kryer. Plotësimi kërkon kohët e vet. Vetingu është një proces që po ecën përpara, monitorohet nga BE dhe jo nga qeveria por në fund të ditës unë e di që vlerësohet gjithë Shqipëria si shtet”, u shpreh Rama./ Opinion.al

Pas