Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Taktika e Trampit funksionon

2020/10/07 at 7:15 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 4 min
A A
Taktika e Trampit funksionon

Nga: Ines Pohl


Disave mund t’u kujtohet ende: në fillim të fushatës së fundit zgjedhore në 2016, Donald Trampi deklaroi me plot gojën se ai mund të vriste dikë në zemër të New York-ut dhe të mos humbte asnjë votues. Tani, presidenti aktual i SHBA nuk ka vrarë askënd në Avenue 5, por mënyra se si sillet është shumë afër me këtë.

Maska vetëm për frikacakë

Kishte 72 orë që ai e dinte se qe infektuar me koronavirus para se të njoftonte se mund të infektonte njerëz të tjerë me patogjenin e rrezikshëm. Ai vazhdoi të merrte pjesë në aktivitete të fushatës zgjedhore, të darkonte me donatorë të mëdhenj dhe të shkruante në Twitter se mbajtja e maskave ishte vetëm për frikacakët.

Por kjo nuk është e gjitha: pas vetëm dy ditësh në spital, kur me siguri vazhdonte të ishte shumë infektues për të tjerët, ai i urdhëroi rojet e tij të sigurisë ta shoferonin para tifozëve të tij të rreshtuar. Në limuzinën e zezë presidenciale, e cila quhet “The Beast” (“Bisha”), me maskën e zezë prej stofi në fytyrë dhe me kopsën e këmishës të hapur, ai u shfaq me një pozë përshëndetëse fitimtari.

Dhe pastaj, një ditë më vonë, u kthye në Shtëpinë e Bardhë. Kur arriti në shkallët e sipërme të shtëpisë së tij të përkohshme, ai e hoqi maskën me vrull nga fytyra e tij. Dhe shkroi me gëzim në twitter se e gjitha nuk është aq e keqe, rreziku gjoja vdekjeprurës u krijua nga kundërshtarët e tij politikë – dhe megjithatë ai është shembulli më i mirë i kësaj: “Demokratët gënjejnë. Joe Biden është frikacak. Dhe mua nuk mund të më bëjë asgjë dhe askush”.

Vendim për dekada

Nga distanca, dikush do të mendonte se sjellja e pakujdesshme e Trampit duhet të jetë e mjaftueshme për të parandaluar rizgjedhjen e tij. Këtu në terren e gjitha ka pamje tjetër.

Për të kuptuar votuesit në Shtetet e Bashkuara, duhet të merret parasysh se çfarë vendoset bashkë me një presidencë. Kjo është kryesisht përbërja e Gjykatës së Lartë, gjyqtarët e së cilës zgjidhen për tërë jetën dhe që përcaktojnë vijën politike për dekada. Shumë më gjatë dhe më të fuqishëm se një president në tetë vitet e tij në post, nga të cilat ai kalon të paktën dy në modalitetin e fushatës.

Kundërshtarët e abortit, grupi i rëndësishëm i votuesve

Përveç kësaj, 25 përqind e të gjithë votuesve janë rreptësisht kundër abortit. Atyre nuk u intereson çfarë bën ose thotë një president: kryesorja, ai të luftojë të drejtën për të abortuar. Donald Tramp mund të jetë i paparashikueshëm në shumë fusha, këtu ai është i palëvizshëm.

Dhe për klasën e mesme të lartë dhe për super të pasurit, Donald Tramp ka vlerën e parave safi. Sepse, edhe këtu, ai i mban premtimet dhe shpërndan me bujari dhuratat e tij në taksa për ata që tashmë kanë shumë.

Pastaj ka shumë amerikanë që nuk e dinin më me të vërtetë se ku bënin pjesë, në këtë vend ku në më pak se 25 vjet shumica e bardhë do të jetë një pakicë. Derisa erdhi Donald Trampi, i huaji në politikë dhe presidenti i parë pas presidentit të parë me ngjyrë. Ai premtoi ta ruajë fuqinë e Amerikës së vjetër dhe të bardhë, të luftojë imigracionin dhe të kufizojë ndikimin e jo të bardhëve sa më shumë që të jetë e mundur. Ai premtoi të rikthente vendet e punës që kishin migruar jashtë vendit dhe të rikthente vendet e shkatërruara, më parë industriale, në madhësinë e tyre të vjetër.

Ky grup i fundit u trondit kur superheroi i tyre u sëmur papritur dhe kur filloi t’i merren këmbët. Kjo është arsyeja pse ishte taktikisht e mençur se si e vendosi tani Trampi veten në qendër të vëmendjes. Demonstrimi i tij i forcës funksioni, për ata që i duhen shumë nëse dëshiron të ketë fare një shans për të fituar zgjedhjet.

Bideni varet nga gabimet e Trampit

Për të gjithë të tjerët, demokratet zezakë që tregojnë me lot në sy se si vdiqën anëtarët e familjes së tyre, sepse nuk morën ndonjë ndihmë mjekësore, Trampit aq i bën. Ose ata që e konsiderojnë pakujdesi që presidenti ende nuk kërkon që të mbahen me detyrim maska në të gjithë vendin. Trampit nuk i interesjnë as ata, sepse për të ata janë gjithsesi të humbur.

Duke e parë këtë vend nga jashtë, dikush mund të mendojë se këtu mbretëron një çmenduri e kulluar. Në lëvizje në rrugë, të duhet të konstatosh: taktikat e Donald Trampit po funksionojnë për t’i mbajtur mbështetësit e tij në linjë. Pavarësisht ajo që ndodh, ata do ta mbështesin Donald Trampin, po të jetë shëndoshë, për të vazhduar të luajë lojërat e tij taktike.

Në fund, vendimtare do të jetë nëse sjellja e Donald Trampit motivon mjaft njerëz për ta nxjerrë atë nga Zyra Ovale. Vetëm aftësia për të tërhequr e Joe Bidenit nuk do të mjaftojë. Ai ka nevojë për mbështetjen e kundërshtarit të tij, për t’i çuar në kutitë e votimit demokratët hezitues dhe jo-votuesit./ DW



Ju sugjerojmë

Vala e të nxehtit godet Italinë, pesë viktima në 24 orë
Bota

Vala e të nxehtit godet Italinë, pesë viktima në 24 orë

30 Qershor, 2026 10:47 pm
Dita e 31-të e protestës në Tiranë
Aktualitet

Dita e 31-të e protestës në Tiranë

30 Qershor, 2026 8:24 pm
Kush janë oligarkët ukrainas që u arratisën nga lufta dhe gjetën strehë në Monako
Bota

Kush janë oligarkët ukrainas që u arratisën nga lufta dhe gjetën strehë në Monako

30 Qershor, 2026 7:59 pm
Britani, masa ekstreme kundër emigracionit
Bota

Britani, masa ekstreme kundër emigracionit

30 Qershor, 2026 6:59 pm
Protesta/ Ndërhyrja e policisë, Avokati i Popullit: Kemi nisur hetim
Aktualitet

Protesta/ Ndërhyrja e policisë, Avokati i Popullit: Kemi nisur hetim

30 Qershor, 2026 6:54 pm
Aksidenti në autostradën Durrës-Tiranë, policia: 1 i vdekur dhe 12 të plagosur
Kronikë

Aksidenti në autostradën Durrës-Tiranë, policia: 1 i vdekur dhe 12 të plagosur

30 Qershor, 2026 6:34 pm
Europa po nxehet më shumë se çdo zonë tjetër e planetit, tre arsyet kryesore
Bota

Europa po nxehet më shumë se çdo zonë tjetër e planetit, tre arsyet kryesore

30 Qershor, 2026 6:29 pm
Rama në Berat, batuta me përfaqësuesit e teknologjisë: Ju mund të merrni hak…
Aktualitet

5 mijë lekë bonus për pensionistët, Rama: Pasqyrë e një vendi ku ekonomia rritet

30 Qershor, 2026 5:49 pm
Marjana Koçeku shkon në Bruksel: Po diskutojmë protestat e këtyre 30 ditëve
Politikë

Marjana Koçeku shkon në Bruksel: Po diskutojmë protestat e këtyre 30 ditëve

30 Qershor, 2026 5:24 pm
Bonus vere nga qeveria, 5 mijë lekë shpërblim për pensionistët
Aktualitet

Bonus vere nga qeveria, 5 mijë lekë shpërblim për pensionistët

30 Qershor, 2026 5:21 pm
Para
Negociatat/Rama: Jemi mësuar, përgatitemi për dasma, po krushqit s’na vinë

Negociatat/Rama: Jemi mësuar, përgatitemi për dasma, po krushqit s’na vinë

3 viktima dhe 163 të infektuar në Maqedoninë e Veriut në 24 orë

Covid-19/ Maqedonia e Veriut shënon rekord të rasteve pozitive

Konflikti në Nagorno-Karabak/ Irani paralajmëron për luftë rajonale

Konflikti në Nagorno-Karabak/ Irani paralajmëron për luftë rajonale
















TE FUNDIT

Vala e të nxehtit godet Italinë, pesë viktima në 24 orë

Vala e të nxehtit godet Italinë, pesë viktima në 24 orë
30 Qershor, 2026

Vala e fortë e të nxehtit që ka përfshirë Evropën po vijon të shkaktojë pasoja edhe në Itali. Sipas të...

Lexo më shumë

Dita e 31-të e protestës në Tiranë

Dita e 31-të e protestës në Tiranë
30 Qershor, 2026

Këtë të martë po mbahet dita e 31-të e tubimit në Tiranë. Protesta nisi që në mëngjes, ku disa qytetarë...

Lexo më shumë

Kush janë oligarkët ukrainas që u arratisën nga lufta dhe gjetën strehë në Monako

Kush janë oligarkët ukrainas që u arratisën nga lufta dhe gjetën strehë në Monako
30 Qershor, 2026

Në verën e vitit 2022, Mykhailo Tkach, gazetar investigativ i së përditshmes Ukrainska Pravda, udhëtoi në jug të Francës. Ai...

Lexo më shumë

Britani, masa ekstreme kundër emigracionit

Britani, masa ekstreme kundër emigracionit
30 Qershor, 2026

Azilkërkuesit në Britaninë e Madhe mund të detyrohen t’i kthejnë shtetit deri në 10 mijë paund, për shpenzimet e akomodimit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}