Aktualitet

Shqipëria nis mandatin si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:56 - 01/01/22 |
Opi Nion

Shqipëria nis sot mandatin dy vjeçar si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e zgjedhur për periudhën kohore 2022-2023.

Shqipëria u paraqit si kandidaturë konsensuale e Grupit të Vendeve të Evropës Lindore dhe është hera e parë që zgjidhet në këtë rol, pas 66 vitesh anëtarësim në OKB, prej dhjetorit 1955.

Këshilli i Sigurimit të OKB përbëhet nga 15 anëtarë, ku SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Rusia dhe Kina janë 5 anëtare të përhershme kurse 10 vendet e tjera anëtare janë me një mandat dyvjeçar./Opinion.al

 

Pas