Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqipëria mes turizmit dhe hidrocentraleve!

2018/02/14 at 3:26 PM
në Unë shkruaj
Kohë leximi: 4 min
A A
Shqipëria mes turizmit dhe hidrocentraleve!

Manjola Bregasi


Turistike apo industriale? Duket se Shqipëria ende nuk e ka zgjidhur prioritetin e saj zhvillimor, teksa mes parrullave për prioritetet e turizmit shkatërron pa keqardhje monumente natyrore unike. Pas debateve për Vjosën dhe Valbonën, radha i erdhi diskutimeve për Osumin.

Koncensionin e dhënë nga qeveria Berisha një javë para largimit, Edi Rama e konkretizoi me një firmë të tijën, që në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Territorit në vitin 2016 dha një leje ndërtimi për hidrocentral në Osum.

Dikur në opozitë Rama e kishte kundërshtuar fort këtë ide, duke e cilësuar marrëzi, por duket se rrugës, dicka e bëri të ndryshojë mendim.

Në fakt pas marrjes së qeverisë në shtator të vitit 2013 nga socialistët, koncensioni i nënshkruar  për tre hidrocentrale në Bigas dhe Veleshnjë u duk se do të anulohej. Por ashtu si edhe projekti i importit të mbetjeve, koncensioni i hidrocentraleve në Osum u rikthye sërish, madje fuqishëm.

Pikërisht në maj të vitit 2016, Ministria e Energjisë e ka miratuar kontratën e re koncensionare me kompaninë HP-Bigas-Veleshnje Energy, me administrator Alban Feta. Tashmë duke rritur edhe fuqine  e hidrocentralit nga 0.5 në 1.2 mega dhe duke miratuar dy hidrocenrale, nga tre të parashikuar në koncension.

Në një kohë kur dukej se kishte ende shpresë për ta anuluar këtë koncension, në mars të vitit 2017, Ilir Meta atëherë Kryetar i Kuvendit, i është drejtuar Kryeministrit dhe Ministrit të Mjedisit Lefter Koka që ta anulojnë këtë projekt.

Në përgjigjen e saj për Kryetarin e Kuvendit 3 muaj më vonë, Ministria e Energjitikës bën me dije se sipas AKBN, që ka bërë oponencën  pranon që projekti i zbatimit përmbush standardet dhe normat në fuqi për mbrojtjen e mjedisit.

Megjithatë, Ramës i është dashur të priste marrjen e timonit i vetëm, për të bërë zbardhjen e lejes së ndërtimit ne  Dhjetor të vitit 2017 në një mbledhje tjetër të KKT-së, që do të conte drejt hapit final të konkretizimit të projektit.

Një leje që në fakt përfshin disa aktorë, nuk ka gjetur mbështetjen e të gjithë kabintetit, duke nisur këtu një tjetër histori.

Është pikërisht Ministri i Turizmit Blendi Klosi i cili përmes një letre zyrtare në fillim të janarit të këtij viti i ka kërkuar Ministrit të  Energjisë Gjiknuri t’i anulojë këto koncensione, edhe për shkak të disa parregullsive që shfaqen aty.

Nga ana tjetër në një shkresë që Agjencia e Zonave të Mbrotjura i dërgon Ministrit Klosi, vë në dukje një tjetër fakt shumë të rëndë:  Hidrocentralet kanë një mospërputhje të vendndodhjes sipas koordinatave, me lejet e marra konkretisht.

Në letrën e tij drejtuar Gjiknurit, Klosi e parashtron këtë fakt duk cituar që vendimi i Ministrisë së Mjedisit thotë se “subjekti të kryej aktivitetin vetëm brenda koordinatave të dhëna në kontratën koncesionare dhe kontratat shtese”, gjë që e bën të pavlefshme lejet e tjera që kontradiktojnë nga këto koordinata, thotë ai.

Zyrtarisht, Ministria e Energjitikës është përgjigjur, duke u shprehur se: I ka kërkuar Ministrisë së Mjedisit të verifikojë lejen mjedisore lëshuar nga ky institucion. Nëse ata gjejnë shkelje, do duhet të bëjnë revokimin e lejes mjedisore dhe vënë në diejni zyrtarisht Ministrinë e Energjisë.

“Në këtë moment ne jemi në gjendje ligjërisht të nisim procedurën e prishjes së kontratës”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë .

Ndërkohë, Edi Rama vendosi të reagojë publikisht dhe të njoftojë përmes një postimi në FB, anulimin e HEC-eve. Përvecse pranoi gabimin, Kryeministri la të kuptohej se nuk ishte në dijeni të faktit, që koordinatat e lejes ishin të manipuluara. Ai bëri me dije se është sinjalizuar për këtë fakt nga platforma e bashkëqeverisjes duke shkuar edhe më tej, teksa u shpreh se individët e përfshirë në këtë fabrikim do të kallzohen në prokurori, ndërsa e gjithë procedura do të anullohet.

Por, ndërsa tashmë të gjithë presin nga Ministria e Mjedisit, revokimin e lejes mjedisore që do të bllokoje ndërtimet në Osum dhe që Blendi Klosi e premtoi, pikëpyetjet e lidhura me këtë ndërtim janë shumë:

Përse leja e dhënë në vitin 2016 dhe e zbardhur në dhjetor 2017 nga KKT nuk u publikua askund? Përse Ministria e Energjitikës reagoi vetëm pas bërjes publike të çështjes dhe deri në atë moment nuk i dha asnjë përgjigje zyrtare letrës së dërguar nga Ministria e Mjedisit, që në 10 Janar të vitit 2018? Kush e ka bërë ndryshimin e gjurmës dhe çfarë do të thotë kjo për kanionet? Përse Edi Rama në statusin e tij la të kuptohej që nuk kishte dijeni për fabrikimin e ndryshimit të koordintave, ndërkohë që kishte marrë një letër shqetësimi nga Meta që në Mars të vitit 2017? A do të ishte anuluar ndërtimi, në rast se çështja nuk do të ishte bërë publike?

Dhe pas këtyre pikëpytjeve, ka një tjetër pyetje edhe më të madhe, që nuk rrezikon vetëm Osumin, por edhe Vjosën, Valbonën e Nivicën: A do jetë e ardhmja e Shqipërisë, turizimi apo hidrocentralet?

 

Etiketa: gjiknurihidrocentraletklosiosumramaTurizmi


Ju sugjerojmë

Ana njerëzore e inteligjencës artificiale dhe potenciali i saj për Shqipërinë: Një…
Kryesore

Ana njerëzore e inteligjencës artificiale dhe potenciali i saj për Shqipërinë: Një…

23 Qershor, 2025 3:37 pm
Kur drita nuk mjafton
Te Fundit

Kur drita nuk mjafton

17 Qershor, 2025 2:47 pm
Sunday Pictorial për Gjon Milin (1940):“Kjo është një nga fotografitë…”
Te Fundit

Sunday Pictorial për Gjon Milin (1940):“Kjo është një nga fotografitë…”

14 Qershor, 2025 10:15 am
Rio, bariu nga India dhe një kulturë që po shuhet
Kryesore

Rio, bariu nga India dhe një kulturë që po shuhet

12 Qershor, 2025 8:32 am
1939/”Paqja duhe të bazohet mbi drejtësinë”, intervista me Mbretin Zog në Londër
Kryesore

1939/”Paqja duhe të bazohet mbi drejtësinë”, intervista me Mbretin Zog në Londër

11 Qershor, 2025 3:12 pm
Urd (1931)/Gazetarja: Intervista ime me Nënën mbretëreshë Sadije dhe princeshat
Kryesore

Urd (1931)/Gazetarja: Intervista ime me Nënën mbretëreshë Sadije dhe princeshat

4 Qershor, 2025 3:12 pm
1979/ Pas një qëndrimi në Rodezi, familja mbretërore shqiptare mund të ekzilohet në…
Kryesore

1979/ Pas një qëndrimi në Rodezi, familja mbretërore shqiptare mund të ekzilohet në…

29 Maj, 2025 11:22 am
Hampstead News (1944) / Homazhi i Mbretit Zog për Edith Durham
Kryesore

Hampstead News (1944) / Homazhi i Mbretit Zog për Edith Durham

24 Maj, 2025 1:27 pm
1922/Letra e Beqir Haçit, që fitoi çmimin e parë drejtuar amerikanë të Kryqit të Kuq
Kryesore

1922/Letra e Beqir Haçit, që fitoi çmimin e parë drejtuar amerikanë të Kryqit të Kuq

10 Maj, 2025 10:43 am
Zgjedhje vendimtare për të ardhmen evropiane të Shqipërisë   
Te Fundit

10 arsyet pse unë do të votoj Edi Ramën për kryeministër

8 Maj, 2025 7:40 pm
Para
FBI dhe CIA: Të ndalohen smartphone-t kinezë. Ja arsyeja

FBI dhe CIA: Të ndalohen smartphone-t kinezë. Ja arsyeja

Polici kufitar i vizaton një penis në pasaportë qytetarit izraelit

Polici kufitar i vizaton një penis në pasaportë qytetarit izraelit

Deti tani në dorë të Metës/ Ministri i kërkon Presidentit plotfuqishmërinë për negociata me Greqinë

Deti tani në dorë të Metës/ Ministri i kërkon Presidentit plotfuqishmërinë për negociata me Greqinë
















TE FUNDIT

Dyshohet se i përfitoi nga trafiku i drogës, sekuestrohen pasuritë e një 45-vjeçari

Dyshohet se i përfitoi nga trafiku i drogës, sekuestrohen pasuritë e një 45-vjeçari
25 Qershor, 2025

Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar disa pasuri të një 45-vjeçari, banues në fshatin Valare. Sipas njoftimit të bluve, shtetasi Katan...

Lexo më shumë

Trump përmend Kosovën: Ndalëm Serbinë, ishte gati të vepronte

Trump përmend Kosovën: Ndalëm Serbinë, ishte gati të vepronte
25 Qershor, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se administrata e tij frenoi në kohë përshkallëzimin mes Kosovës e Serbisë pak javë më...

Lexo më shumë

Iran/ Zbardhet shifrat, ja sa persona humbën jetën nga konflikti me Izraelin

Iran/ Zbardhet shifrat, ja sa persona humbën jetën nga konflikti me Izraelin
25 Qershor, 2025

Media shtetërore iraniane IRIB ka zbuluar shifrën e personave që u vranë gjatë konfliktit 12 ditor mes Iranit dhe Izraelit....

Lexo më shumë

Rinumërohen mbi 70% e votave të Tiranës

Rinumërohen mbi 70% e votave të Tiranës
25 Qershor, 2025

Janë rinumëruar më shumë se 70% e votave të qarkut Tiranë. Nga rezultati, deri më tani nuk ka asnjë lëvizje...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com