Aktualitet

Shqipëria kërkoi raketë anti-tank. A rrezikohet nga lufta? Si përgjigjet Peleshi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:27 - 26/05/22 |
Opi Nion

Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së qeverisë i pyetur nga gazetarët ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, zbuloi pse Shqipëria u armatos me raketë anti-tank dhe nëse kjo gjë ka lidhje me luftën në Ukrainë.

Peleshi u përgjigj se kërkesa për raketën anti-tank ka qenë e planifikuar para se të fillonte agresioni në Ukrainë, ndërsa theksoi se agresioni rus në Ukrainë na ka vënë para një fakti, që është shtimi i përpjekjeve dhe buxheteve për modernizimin e Forcave të Armatosura.

Pyetje:Pse lindi nevoja që Shqipëria të kërkojë raketa anti-tank, a lidhet me luftën në Ukrainë, a ka rrezik vendi ynë?

Peleshi: Ka qenë e planifikuar më parë, para se të fillonte agresioni në Ukrainë. Pra, nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me agresionin, por natyrisht agresioni na ka vënë para një fakti, që është shtimi i përpjekjeve dhe buxheteve për modernizimin e Forcave të Armatosura. Kështu që, në mos ky projekt, projekte të tjera po kanë lidhje me agresionin. Ne po shtojmë përpjekjet dhe buxhetin për Forcat tona të Armatosura.

Për ta thënë edhe njëherë me zë të lartë, që Shqipëria është e sigurt, është aleate në NATO. Nuk kemi një kërcënim konkret, para të cilit duhet të përgjigjemi me mjetet tona të brendshme. Jemi në NATO, që mbron çdo centimetër. NATO reagon sa herë preket një pëllëmbë tokë. Pra, nuk bëhet fjalë për një rrezik, por nga ana tjetër NATO ka forcuar dukshëm krahun e vet lindor, në kufi me Rusinë. Krahu lindor e tejkalon forcën e rivalëve të vlerave tona në lindje.

Pas