Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Shqipëria eksporton drogë dhe importon plehra”, Basha akuza të ashpra, zbulon aferen e fundit të Ramës e Veliaj

2018/03/06 at 1:24 PM
në Kryesore, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
“Shqipëria eksporton drogë dhe importon plehra”, Basha akuza të ashpra, zbulon aferen e fundit të Ramës e Veliaj

Lulzim Basha denoncoi sot se heqja e 100 licencave per biznesin riciklues bëhet per llogari te inceneratoreve të Edi Rames dhe Erjon Veliaj. “I njëjti person që administron inceneratoret e Elbasanit dhe Fierit ka blere aksionet edhe per kompanine koncesionare të Tiranës”, tha ai.


“Shqiperia eksporton droge dhe importin plehra. Kjo eshte skema Rama-Ahmetaj. Po ndodh njesoj si me lojtat e fatit:Aksion per mbylljen e lojrave te fatit dhe rihapje me koncesione të Olsi Rames. Me kanabisin njesoj: U sulmua Lazarati, nuk u kap asnje bos dhe u kamabizua gjithe vendi. E njejta skeme me kokaiken: Boset e Xibrakes jane edhe tek kokaina e Maminasit”.

Sipas tij, në ndertim dhe banka po pastrohen parate e krimit dhe te droges, me pasoje direkte tek ekonomia dhe çdo familje. “Kjo situate kerkon transformin te thelle politik dhe ekonomik, ku ekonomia eshte e lire dhe jo ne dore te disa oligarkeve”, deklaroi lideri demokrat.

Deklarata e plotë

Sot Shoqata e Ricikluesve të Shqipërisë ka denoncuar mbylljen e afro 100 bizneseve, heqjen e licencave nga Edi Rama, nga qeveria në një revansh përmes taksidarëve dhe inspektorëve të qeverisë. Duhet t’u themi shqiptarëve që heqja e këtyre 100 licencave përkon me futjen nën kontrollin total nga Edi Rama dhe Arben Ahmetaj të procesit të mbledhjes, riciklimit, djegies dhe groposjes së mbeturinave në Bashkinë e Tiranës.

Para dy muajsh ai që ka në pronësi inceneratorin e Tiranës, të Fierit dhe të Elbasanit me letra, por që në fakt përfaqëson Arben Ahmetaj, para dy muajsh ka blerë kuotën kontrolluese të kompanisë së riciklimit të Bashkisë së Tiranës.

Ne e kemi ndjekur, tani është e vërtetuar, mund ta kontrolloni edhe në QKR do t’ua japin të dhënat, ka blerë 49% dhe në kontratë është specifikuar ky që ka 49% do të bëjë edhe administrimin e kompanisë së riciklimit të Bashkisë së Tiranës. Është i njëjti që ka në pronësi inceneratorin e Tiranës.

Pra, skema është: përqëndrimi i të gjithë aktivitetit, që nga mbledhja, tek riciklimi- pra ndarja, tek djegia, tek groposja është në duart e dyshes Rama-Ahmetaj. Për këtë arsye janë vërsulur dhe kanë mbyllur pothuajse gjysmën e kompanive në sektorin e riciklimit menjëherë pasi kanë shtënë në dorë të tre inceneratorët dhe procesin e mbledhjes dhe grumbullimit, riciklimit të plehrave në bashkinë më të madhe që është Bashkia e Tiranës. Çfarë është kjo? Kjo është ana tjetër e medaljes së drogës. Shqipëria eksporton drogë dhe bëhet gati tani të importojë plehra. Ju kujtohet se Edi Rama propozoi ligjin për importin e plehrave me pretendimin që nuk kishte mjaftueshëm material për industrinë e riciklimit.

Tani çfarë po bën?! E ka futur në dorë riciklimin dhe djegien e plehrave. Ka ndërtuar dhe po ndërton inceneratorë të cilët kanë kapacitete për të djegur edhe plehrat e Italisë e jo më të Shqipërisë dhe të gjitha këto janë në dorë të Arben Ahmetaj dhe Edi Ramës.

Kjo është arsyeja pse iu është hequr licenca 100 kompanive që veprojnë në këtë sektor prej 10, 15 apo 20 vitesh.

Çfarë po ndodh? Le t’ua themi shqiptarëve.

Po ndodh e njëjta gjë që ka ndodhur me lojërat e fatit, që ka ndodhur me kanabisin, që po ndodh me herionën, me sistemin financiar dhe me sistemin e ndërtimit.

Lojrat e fatit e mbani mend se si e nisi sulmin Saimir Tahiri me urdhër të Edi Ramës?

Çfarë ndodhi pas kësaj, u mbyllën lojërat e fatit?! Jo!

U bë një koncension të cilën të gjithë e dimë që e ka Edi Rama, në emër të Olsi Ramës. Këto janë fakte.

Çfarë me drogën?

U sulmua Lazarati me pretendimin se do të shkatërrohej rrjeti kriminal që kultivonte drogën në Lazarat. Nuk u shkatërrua asnjë organizatë kriminale, nuk u kap asnjë bandë, nuk u kap asnjë bos, por pas kësaj droga u kultivua në të gjithë Shqipërinë nën kontrollin e Saimir Tahirit që po hetohet pas denoncimeve të Antimafies dhe të kupolës të policisë që është në arrati.Sigurisht nën kontrollin e Edi Ramës.

E njëjta gjë po ndodh me kokainën, mbretërit e kokainës së Xibrakës, janë edhe mbretërit e kokainës së Maminasit dhe laboratorëve të tjerë në Shqipëri dhe kontrollohen drejtpërdrejtë nga klani kriminal i Edi Ramës.

E njëjta gjë po ndodh tani me përqëndirmin, apo blerjen e bankave nga një bankë ku shërben në bord bashkëshortja e kryeminstrit.

E njëjta gjë po ndodh me ndërtimin, nisi me rilindjen urbane, ku i gjithë sektori i ndërtimit u fut nën kontroll dhe po vazhdon me PPP-në 1 mld, që nuk është gjë tjetër veçse skema e pastrimit të parave të pista.

Pra, përqëndrimi i gjithë sektorëve të ekonomisë duke përfshirë sektorët kriminalë të kultivimit dhe trafikimit të kanabisit dhe trafikimit të heroinës dhe kokainës në një palë duar, në duart e bandës kriminale të drejtuar nga kryeministri i vendit.

Kjo është ajo që po ndodh.

Krimi po kap ekonominë, siç ka kapur politikën, siç ka kapur qeverinë po kap ekonominë. Vendi as nuk eksporton më, as nuk prodhon më, nuk ka investime të huaja, nuk ka as investime të brendshme. Sepse aty ku futet paraja e drogës dhe e krimit, aty ku nuk ka konkurencë por gjithçka është në duart e një klani kriminal nuk ka vend për rritje ekonomike.

Etiketa: BashaDrogainceneratoret


Ju sugjerojmë

Dita e 31-të e protestës në Tiranë
Aktualitet

Dita e 31-të e protestës në Tiranë

30 Qershor, 2026 8:24 pm
Aksidenti në autostradën Durrës-Tiranë, policia: 1 i vdekur dhe 12 të plagosur
Kronikë

Aksidenti në autostradën Durrës-Tiranë, policia: 1 i vdekur dhe 12 të plagosur

30 Qershor, 2026 6:34 pm
Rama në Berat, batuta me përfaqësuesit e teknologjisë: Ju mund të merrni hak…
Aktualitet

5 mijë lekë bonus për pensionistët, Rama: Pasqyrë e një vendi ku ekonomia rritet

30 Qershor, 2026 5:49 pm
Marjana Koçeku shkon në Bruksel: Po diskutojmë protestat e këtyre 30 ditëve
Politikë

Marjana Koçeku shkon në Bruksel: Po diskutojmë protestat e këtyre 30 ditëve

30 Qershor, 2026 5:24 pm
Bonus vere nga qeveria, 5 mijë lekë shpërblim për pensionistët
Aktualitet

Bonus vere nga qeveria, 5 mijë lekë shpërblim për pensionistët

30 Qershor, 2026 5:21 pm
Aksidenti në autostradën Durrës-Tiranë, 2 viktima dhe 15 të plagosur
Kronikë

Aksidenti në autostradën Durrës-Tiranë, 2 viktima dhe 15 të plagosur

30 Qershor, 2026 4:34 pm
Përmbyset autobusi i linjës së Beratit në aksin Durrës-Tiranë,humbin jetën 2 persona
Kronikë

Përmbyset autobusi i linjës së Beratit në aksin Durrës-Tiranë,humbin jetën 2 persona

30 Qershor, 2026 4:01 pm
Berisha: Jam këtu për të kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të Ramës
Kryesore

Tensione në protestën para parlamentit, Berisha: Egërsi shtazore

30 Qershor, 2026 3:51 pm
Zvërneci/ Protestuesit i kërkojnë dorëheqjen, reagon sërish Rama
Kryesore

Rama poston mesazhin e qytetarit: As mos e ço nëpër mend të dorëhiqesh

30 Qershor, 2026 2:59 pm
Rama: Do bëjmë çmos që investimet e huaja të shtohen
Kryesore

Rama: Do bëjmë çmos që investimet e huaja të shtohen

30 Qershor, 2026 2:52 pm
Para
Partia e re? Kjo është ftesa e Bashës për Topallin, Boden e Patozin

Partia e re? Kjo është ftesa e Bashës për Topallin, Boden e Patozin

Psikologët ju japin zgjidhjen, ja si të kaloni një ndarje të hidhur

Psikologët ju japin zgjidhjen, ja si të kaloni një ndarje të hidhur

Shërbimi 5G mund t’ju ofrohet më shpejtë se sa e kishit menduar

Shërbimi 5G mund t’ju ofrohet më shpejtë se sa e kishit menduar
















TE FUNDIT

Vala e të nxehtit godet Italinë, pesë viktima në 24 orë

Vala e të nxehtit godet Italinë, pesë viktima në 24 orë
30 Qershor, 2026

Vala e fortë e të nxehtit që ka përfshirë Evropën po vijon të shkaktojë pasoja edhe në Itali. Sipas të...

Lexo më shumë

Dita e 31-të e protestës në Tiranë

Dita e 31-të e protestës në Tiranë
30 Qershor, 2026

Këtë të martë po mbahet dita e 31-të e tubimit në Tiranë. Protesta nisi që në mëngjes, ku disa qytetarë...

Lexo më shumë

Kush janë oligarkët ukrainas që u arratisën nga lufta dhe gjetën strehë në Monako

Kush janë oligarkët ukrainas që u arratisën nga lufta dhe gjetën strehë në Monako
30 Qershor, 2026

Në verën e vitit 2022, Mykhailo Tkach, gazetar investigativ i së përditshmes Ukrainska Pravda, udhëtoi në jug të Francës. Ai...

Lexo më shumë

Britani, masa ekstreme kundër emigracionit

Britani, masa ekstreme kundër emigracionit
30 Qershor, 2026

Azilkërkuesit në Britaninë e Madhe mund të detyrohen t’i kthejnë shtetit deri në 10 mijë paund, për shpenzimet e akomodimit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}