Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqipëria “Cannabis Republic”?

2016/06/04 at 2:21 PM
në Komente
Kohë leximi: 4 min
A A
Shqipëria “Cannabis Republic”?

Nga Artur Zheji

Cfarë po ndodh në Shqipëri, tani që po afrohet koha e korrjeve, të Barit Magjik dhe cudibërës, thënë ndryshe cannabis sativa?

Mediat italiane apo greke, dhe jo vetëm ato, në disa raunde po shkruajnë për një trafik, intensiv që vjen nga vendi ynë, me të gjitha mjetet e mundshme. Njoftimet e brendshme, të censuruara në mediat tona, flasin për një epidemi mbjelljesh të kanabisit, në të gjithë territorin e Atdheut tonë të varfër.

Shqiptarët janë të pushtuar nga ethet e Arit të Blertë! Nga Veriu në Jug dhe nga Lindja në Perëndim!

Por a kanë faj shqiptarët për këtë?

Marrin borxh fshatarët e varfër 2-3000 euro për të blerë farën e “bekuar” thuhet…. Pastaj, gjithmonë thuhet, se paguajnë edhe 2-3000 euro policin apo policinë e zonës, që të mbyllë pak sytë andej nga bahcet e veta, rrëfejnë. Pastaj i përvishen punës mëngjes, drekë, darkë, që Bima të mbijë e të hedhë shtat. Por duhen dhe nja 2000 euro të tjera, për tu armatosur, sepse e dinë, që kanë mbjellë ca “bimë të arta” në tokën e tyre, të vaditur me gjak e djersë, dhe ku mjeranët që na mbajnë me bukë dhe taksa, presin orë pas ore, të rritet e të hedhë shtat, Fati i Jetës së tyre.

Bima Magjike e Kanabisit!

Dhe e ruajnë me syrin pishë, duke rrezikuar jetën e tyre, thuhet. Sepse ujqit dhe cakejtë, presin sa ajo, “Bima Magjike”, “Bima Shpresë pra!”, të rritet e të korret dhe ata, Ujqit dhe Cakejtë, të organizuar në Banda, mund të hyjnë me maska dhe armë, me ndonjë kallauz nga segmentet e korruptuara të policisë lokale dhe t’ua grabisin “Shpresën”, që e rrisin si fëmijën e vetëm.

Sepse nëse e humbin atë korrje, zhyten në borxhe të frikshme, të cilat zgjidhen vetëm me një arrati, nga sytë këmbët dhe pa kthyer më kokën pas nga Shqipëria. Si mjaft të tjerë, dhjetëra e mijëra, këto kohë të zymta zhgënjimesh.

Interesante dhe “pozitive”, thuhet, që për “fat të mirë”, mbjellësit e shumtë të “Bimës Magjike”, nuk janë vetëm frymorë të Popullit të Majtë, por edhe frymorë të Popullit të Djathtë, apo dhe të Popullit miks.

Sepse punë nuk ka, apo si thotë kryeministri diku, “punë ka”, por shqiptarët duan të zgjedhin punërat e tyre (?!) dhe vegimi se do të hapen 300.000 vende të reja pune, me sa duket, është zvenitur përfundimisht.

Dhe kësaj situate, nuk mund ti japë zgjidhje të ashpër Policia. Sepse Cunat me uniformë, nuk mund ti shkulin dot zemrën e shpresës, gjysmës së popullit rural, nga Vermoshi në Konispol, si edhe thuhet. Aq më tepër që këtë vit kemi qenë mirë me shira. Se kjo Bima Magjike lyp edhe shumë ujë derëzeza. Këtë vit të bekuar, Perëndia na dërgoi nga qielli, ujë me bollëk të paparë.

Dhe Bukuroshja, ka hedhur shtat dhe është harlisur për shtatë palë qejfe, sa është mëkat të mendosh se do ta shkulin.

Dhe jam gati të shkruaj që ta lënë këtë bereqet, për popullin fukara! Dhe të denoncojmë nëse kemi by., “grosistët” grabitqarë, sepse ata janë e Keqja e kësaj dukurije dhe jo popull qyqari! Që na mban të gjithëve mbi kurriz të vet. Në atë kurriz të thyer dhe të palosur më dysh.

Dhe noshta është më mirë, që ne, ta mbyllim gojën që të gjithë, tash e tutje që të marrë ndonjë dyshkë mbrapsht populli ynë i këputur e mjeran!

Se duhet paguar nga populli, elektriku dhe uji i cezmës, duhet paguar taksa e Rtsh-së, duhet paguar shkolla e fëmijëve, duhen hequr ca borxhe te listat e vajit, sheqerit dhe kripës, duhen blerë ca këpucë të reja për kalamaqërit, epo dhe ndonjë celular të dorës së tretë, apo nga ato të vjedhurat, që të marrë vesh dhe populli i fushave, kodrave dhe maleve, se cfarë bëhet nëpër qytetet me shumë drita.

Ta pranojmë pra, pa hipokrizi, se ne jemi një “Cannabis Republic” dhe se cfarë kemi në nëntokë, na e vjedhin dhe na e shqepin, vendas e të huaj, duke fshehur të ardhurat dhe duke shmangur taksat, duke u mjaftuar me ca zarfe të rëndë, që dërgojnë sistematikisht në vendin e duhur.

Dhe duke varrosur pa zhurmë e bujë, viktimat e shumta të punës në Shqipëri, ndër kompani dhe ndër sipërmarrje, të bardha, të zeza apo gri, dhe që nuk përbëjnë lajm asnjëherë, në mediat tona kaq të lidhura me biznesin dhe qeveritarët.

Investime të mëdha po nuk kemi, apo nuk dimë të tërheqim dhe me fjalimet e bukura apo intervistat mallëngjyese të Ramës, popull ziu, nuk ushqehet dot, as për një vakt të vetëm, pamvarsisht se cfarë mendojnë adhuruesit e kryeministrit, apo nënkontraktorët e tij mediatikë.

Sepse është më mirë të kemi ca të korra popullore të Bimës Magjike, se sa, të mbetet kjo “pasuri”, si një ekskluzivitet i ca të përkëdhelurve të pushtetit, me maska, me makina të blinduara, me magazina gjigande pranë rrugëve kombëtare, ku të gjithë pëshpërisin se dinë se cfarë malli kanë brenda, kush e ka dhe kush e ruan dhe se, kush kerkojnë pjesë të rëndësishme të të ardhurave, duke krijuar kështu një Super Pushtet, të Krimit dhe Antishtetit, që flirton me Shtetin dhe na tremb të gjithëve./360 gradë.al




Ju sugjerojmë

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!
Komente

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!

30 Qershor, 2021 8:55 pm
Dilema e hebrenjve
Komente

Dilema e hebrenjve

8 Prill, 2019 2:14 pm
Erjon Uka
Komente

Jo dembelë, por të pamotivuar

6 Prill, 2019 12:02 pm
Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi
Komente

Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi

5 Prill, 2019 3:15 pm
Erjon Uka
Komente

Lavdërim i paaftësisë

23 Mars, 2019 9:15 pm
A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?
Komente

A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?

25 Shkurt, 2019 8:13 am
Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë
Bota

Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë

23 Shkurt, 2019 8:00 pm
Antisemitizmi në rritje
Komente

Antisemitizmi në rritje

22 Shkurt, 2019 12:33 pm
Mustafa Nano: Problemi ynë nuk janë tradhtarët, por trutharët
Komente

Basti i rëndë dhe i rrezikshëm i Lulzim Bashës

20 Shkurt, 2019 11:38 am
Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen
Bota

Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen

17 Shkurt, 2019 12:30 pm
Para
PD ironizon takimin e Ramës me gratë: Tutorët s’janë kriminelë…

PD ironizon takimin e Ramës me gratë: Tutorët s'janë kriminelë...

Mësuesja që mbeti shtatzënë me nxënësin, mbulohet në gjyq

Mësuesja që mbeti shtatzënë me nxënësin, mbulohet në gjyq

Përfshihet nga flakët një tren në ShBA

Përfshihet nga flakët një tren në ShBA

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur

Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur
15 Maj, 2025

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për diasporën, Taulant Balla ishte mbrëmjen e sotme në një lidhje për emisionin ‘Opinion’, ku...

Lexo më shumë

Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu

Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu
15 Maj, 2025

Në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Europian në Tiranë, mbrëmjen e sotme ka mbërritur edhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr...

Lexo më shumë

Begaj takim me Costën: Populli shqiptar mbështet anëtarësimin e vendit në BE

Begaj takim me Costën: Populli shqiptar mbështet anëtarësimin e vendit në BE
15 Maj, 2025

Presidenti i Republikës takoi sot Presidentin e Këshillit Evropian, António Costa, me rastin e pjesëmarrjes në Samitin e Komitetit Politik...

Lexo më shumë

Parashikoi votën e diasporës që në Janar, Fevziu-Ballës: Tani je fiks për akuzë…

Parashikoi votën e diasporës që në Janar, Fevziu-Ballës: Tani je fiks për akuzë…
15 Maj, 2025

Teksa numërimi i votave të diasporës për zgjedhjet e 11 Majit janë drejt përfundimit, në pikëpyetje mbetet ‘fati’ i zarfeve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com