Sport

Shqipëri-Lituani/ Publikohet rreshtimi i kuqezinjve


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:41 - 07/09/20 |
Al Do

Në prag të ndeshjes me Lituaninë, trajneri Edi Reja ka publikuar formacionin e Shqipërisë.

Tekniku italian nuk ka ndryshuar modulin 3-5-2 por ka bërë tre ndryshime nga sfida në transfertë ndaj Bjellorusisë, një në secilin repart.

Në të majtë të mbrojtjes do të jetë Mihaj në vend të Veselit. Nuk do ta nisin nga fillimi lojën as dy golashënuesit e ndeshjes me Bjellorusinë, Bare dhe Cikalleshi.

Në vend të Bares do të jetë Laçi dhe Armando Sadiku në vend të Cikalleshit.

Reshtimi i plotë është si vijon:

Në portë, Strakosha, ndërsa tre qendrat e mbrojtjes janë Mihaj, Dermaku dhe Djimsiti. Hysaj dhe Trashi nga krahët, ndërsa Laçi, Abrashi dhe Gjasula janë në qendër të mesfushës. Rey Manaj dhe Armando Sadiku do të jenë dy sulmuesit./ Opinion.al

Pas