Sport

Shqipëri-Andorra, publikohen formacionet zyrtare


               Publikuar në : 19:35 - 14/11/19 |
Opi Nion

Mbrëmjen e sotme Shqipëria do të luaj ndeshjen e radhës të vlefshme për Eliminatoret e Euro 2020 kundër Andorrës.

Ndërkohë, është publikuar formacioni i Kombëtares Shqiptare në ndeshjen që do të luhet në “Elbasan Arena”.

Trajneri Eduardo Reja ka zgjedhur sërish skemën 3-5-2 përballë rivalëve modestë të Andorrës. Duke qenë se çështja e kualifikimi për në Europian është tashmë e mbyllur, Reja ka thërritur lojtarë të rinj për të provuar në organikën e ekipit.

Në mbrojtje do të bëjë pushim Dermaku, që do të zëvendësohet nga Veseli, ndërsa konfirmohet titullar për të dytën ndeshje radhazi anësori i Partizanit Lorenc Trashi, i cili është pozicionuar në krahun e majtë. Nga e djatha tekniku italian i ka besuar Roshit.

Për sa i përket mesfushës, Ramadani do të marrë vendin e Gjasulës së pezulluar dhe Ndoji do të luajë në vendin e Bares, ndërsa Bekim Balaj do të jetë partneri i Manajt në vijën e parë të sulmit.

SHQIPËRI – ANDORRË ORA 20:45

FORMACIONET ZYRTARE:

SHQIPËRIA: Berisha, Gjimshiti, Ismajli, Veseli, Trashi, Roshi, Memushaj, Ramadani, Ndoji, Manaj, Balaj.

ANDORRA: Gomes, Martinez, Vales, Emili Garsia, Klemente, Moreno, Alaez, San Nikolas, Cervos, Kus Rubio, Lovera./ Opinion.al

 

Pas