Politikë

“Kushtetuesja”/Berisha akuza kreut të KED:Skllav i krimit,pasuria e tij…


               Publikuar në : 20:34 - 14/11/19 |
Opi Nion

Ngritja e Gjykatës Kushtetuese është bërë përsëri “molla e sherrit” mes Qeverisë, Presidencës dhe opozitës.

Lidhur më këtë ngërç, ka folur ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ka hedhur akuza ndaj kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvoranit.

Në një intervistë për “Abcnews”, Berisha është shprehur se Dvorani është njeri pa dinjitet dhe e futi Gjykatën Kushtetuese në një krizë të turpshme.

Ish-kryeministri  ka folur dhe për pasurinë e Dvoranit, duke thënë se ai nuk mund ta justifikoj.

Berisha: U vu se gjithë problemi është këtu, u vu në krye të KED një njeri i shquar për një amoralitet total profesional. Njeri pa dinjitet dhe pa karakter se në origjinë të kësaj që ndodh është zbatimi i urdhërave që ia bën dhe e futi vendin në një krizë të turpshme. E bëri duke me një zotim me Edi Ramën që tja marrim Ilir Metës kandidatin. Atëherë si duhet të arrinim këtu. Në në shtator, nga 21 shtatori deri në 7 nëntor ky skllav i krimit që quhet Dvoran, ka 100 milion që nuk i justifikon, ka marrë apartamente dhe miliona eruo nga Telekom ky indivd që është në kundërshtim me Kushtetutën se nuk është magjistrat merr përsipër me bërë kurthet e shtetit. Erdhi në KED, në kundërshtim me ligjin, me një tagër që se meritonte kurrë se nuk kalonte vettingun.

Milori: Vetingun e kanë ndërkombëtarë?

Berisha: Pse ca janë ndërkombëtarët engjuj?

Milori: Edhe Meta  mbrëmë ishte i ashpër me ndërkombëtarët

Berisha: Por ëngjëj nuk janë.

Milori: Të korruptuar ka patur?

Berisha: Po absulutisht ka patur me shumë raste që i kanë dënuar qeveritë e tyre

Milori: Por që kanë punuar kundër interesve të Shqipërisë?

Berisha: Këto janë probleme të ndryshme./Opinion.al

Pas