Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqipëri/ 91 infektime të reja me HIV/AIDS. Zbulimi i vonë, pengesa për mjekimin

2021/12/01 at 6:47 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Shqipëri/ 91 infektime të reja me HIV/AIDS. Zbulimi i vonë, pengesa për mjekimin

Group of young multiracial woman with red ribbons in hands are struggling against HIV/AIDS. AIDS awareness concept.

Në Shqipëri, u infektuan sivjet me HIV/AIDS edhe 91 persona të tjerë, mes të cilëve edhe një fëmijë i mitur.

Shqetësimi kryesor mbetet diagnostikimi i vonë i sëmundjes, që zbulohet rastësisht kur qytetarët shkojnë tek mjeku për sëmundje të tjera.

Në Ditën Botërore kundër HIV/AIDS, mjekët bëjnë thirrje popullatës për as më shumë testime vullnetare, si e vetmja mënyrë që sëmundja të zbulohet herët dhe të kurohet si duhet.

Sëmundja e HIV/AIDS është përhapur më tej gjatë këtij viti në Shqipëri, ku janë regjistruar 91 raste të reja me persona të prekur.

Sipas statistikave zyrtare, gjatë këtij viti 10 persona humbën jetën nga HIV/AIDS, 5 nga të cilët u përkitnin rasteve të reja, e mes tyre edhe një fëmijë e mitur vetëm 5 muajsh, që u diagnostikua me HIV pas vdekjes.

“Nëna nuk e dinte që ishte e infektuar. Nuk i është nënhtruar testimit gjatë shtatzanisë para lindjes dhe fëmija nuk ka marrë medikamente. Pra, është diagnostikuar pasi ka ndërruar jetë. Rasti tjetër është një fëmijë në Elbasan, i cili mbetet të verifikohet nga autoritetet, nëse është humbje jete për shkak të AIDS-it. ” – thotë Olimbi Hoxha, përfaqësuese e Shoqatës Kundër HIV/AIDS.

Ndërsa u shtuan 91 raste të reja infektimesh me HIV, gjatë këtij viti nisën mjekimin rishtas 101 persona.

Ata janë një pjesë e 749 personave gjithsej që mjekohen aktualisht për këtë sëmundje, mes të cilëve 12 vetë pacientë janë fëmijë.

Të gjitha mjekimet e këtij grupimi janë falas, po ashtu edhe testimi, por sfidë mbetet rritja e ndërgjegjësimit për kontrolle mjekësore nga vet qytetarët.

“Sivjet kemi patur edhe një rast të transmetimit nga nëna tek fëmija. Një nga pikat më të nxehta, ku ne duhet të punojmë më fort është testimi i gruas shtatzanë. Nëse një grua shtatzanë është HIV pozitiv, atëherë ekzistojnë të gjithë mjetet që fëmija të gëzojë shëndet të plotë dhe të jetë HIV negativ” – thotë Roland Bani, ekspert në Institutin e Shëndetit Publik.

Në statistikat e këtij viti, nga 91 rastet e reja të infektuar nga HIV/AIDS, 65 janë meshkuj, 26 janë femra, ndërsa sipas moshave, 1 është fëmijë, 8 të rinj dhe 82 të rritur.

Shoqata e pacientëve me HIV / AIDS shprehu shqetësim për diagnostikimin e vonuar në shumicën e rasteve, për shkak të moskujdesit të vet qytetarëve për të kryer këto testime vullnetarisht.

Zonja Hoxha thotë se pjesa më e madhe zbulohen rastësisht, kur pacientët paraqiten me imunitet shumë të dobësuar dhe futen menjëherë në terapi.

“Rastet e diagnostikuara këtë vit shumica janë raste që kanë shkuar në spital me simptoma të tjera dhe aty i janë nënshtruar edhe testimit për HIV. Këto zbulime rastësore janë diagnostikimi i vonë, që është karakteristik për Shqipërinë. Testimi vullnetar dhe diagnoza e hershme është ende në nivele shumë të ulëta” – shprehet zonja Hoxha.

Pacientët shprehen se HIV/AIDS është një epidemi globale e përhershme, por vitin e fundit vëmendjen e ka Pandemia Covid-19.

Në kryeqytet Spitali Infektiv është shndërruar në spital Covid, dhe kjo ka krijuar një largësi në komunikimet mjek – pacient, për shkak se doktorët janë shumë të zënë me urgjencat e COVID-19.

Nga viti 1993 e deri sot në Shqipëri janë zbuluar 1 mijë e 493 raste me infeksionin HIV dhe sipas INSTAT vlerësohet se shkalla e përhapjes së këtij infeksioni në popullatë është është rreth 0.05 për qind.

“Infeksionet e reja, ashtu si në vitet e shkuara, janë diagnostikuar vonë. Edhe sivjet më shumë se gjysma e rasteve janë referuar nga klinikat, ku janë shfaqur shenjat e sëmundjes dhe u janë nënshtruar procedurave përkatëse” – thotë zoti Bani.

Shqipëria është një nga vendet me nivelin më të ulët të testimeve për HIV në rajon dhe në kontinent.

Kjo sipas mjekëve, vjen kulturës së ulët shëndetësore, prej papërgjegjshmërisë së pacientëve që rrezikojnë me injektime drogash dhe marrëdhënie seksuale të pambrojtura, stigma dhe paragjykimet e shoqërisë.

Mjekët pohojnë se sa më herët të zbulohet HIV aq më lehtë kurohet, madje sigurohet edhe jetëgjatësia normale e pacientëve./ VOA

Etiketa: HIV/AIDSshqiperi

Ju sugjerojmë

U dënua për vrasjen e 4 fëmijëve të saj, lirohet nëna pas 20 vitesh burg
Bota

U dënua për vrasjen e 4 fëmijëve të saj, lirohet nëna pas 20 vitesh burg

5 Qershor, 2023 2:38 pm
Propozimi i Bardhit/Organizimi i PD të nisë nga seksioni, synohet bashkimi i demokratëve
Aktualitet

Propozimi i Bardhit/Organizimi i PD të nisë nga seksioni, synohet bashkimi i demokratëve

5 Qershor, 2023 2:34 pm
Vuçiç: Më mirë të vdes sesa ta dorëzoj pushtetin pa zgjedhje
Rajoni

Vuçiç: Më mirë të vdes sesa ta dorëzoj pushtetin pa zgjedhje

5 Qershor, 2023 2:23 pm
Shenjat e Horoskopit që nuk mund të lënë pas të shkuarën e tyre
-Jetë dhe Stil

Flirte, xhelozi dhe alkool, kjo javë nuk do të jetë aspak e mërzitshme për shenjat

5 Qershor, 2023 2:18 pm
Sunak flet për marrëveshjen me Shqipërinë: Janë riatdhesuar 1800 shqiptarë
Aktualitet

Sunak flet për marrëveshjen me Shqipërinë: Janë riatdhesuar 1800 shqiptarë

5 Qershor, 2023 2:01 pm
BE e gatshme të organizojë takimin Kurti-Vuçiç: Dialog kur të ketë kushte
Rajoni

BE e gatshme të organizojë takimin Kurti-Vuçiç: Dialog kur të ketë kushte

5 Qershor, 2023 1:57 pm
Tiranë/16 shoferë të arrestuar dhe 3383 gjoba të vendosura nga Policia Rrugore në 1 javë
Aktualitet

Tiranë/16 shoferë të arrestuar dhe 3383 gjoba të vendosura nga Policia Rrugore në 1 javë

5 Qershor, 2023 1:53 pm
PD publikon udhëzimin për primaret,afati i fundit për tre qytetet e mëdha…
Aktualitet

Bardhi mbledh grupin parlamentar të PD, 16 deputetë marrin pjesë (Emrat)

5 Qershor, 2023 1:49 pm
Situata paraqitet më e qetë, KFOR heq telat me gjemba në veri të Kosovës
Rajoni

Situata paraqitet më e qetë, KFOR heq telat me gjemba në veri të Kosovës

5 Qershor, 2023 1:28 pm
Akuzohet se përvetësoi 3 mln euro, avokati i Alma Beqirit: S’ka as vjedhje, as fshehje
Kronikë

Akuzohet se përvetësoi 3 mln euro, avokati i Alma Beqirit: S’ka as vjedhje, as fshehje

5 Qershor, 2023 1:26 pm
Para
Trump sulmon Megan Markle: Një grua manipuluese, Princ Harry do të pendohet

Trump sulmon Megan Markle: Një grua manipuluese, Princ Harry do të pendohet

Zgjatja e afateve të vettingut, “Venecia” i përgjigjet Kuvendit

Zgjatja e afateve të vettingut, “Venecia” i përgjigjet Kuvendit

Bien për të dytin muaj radhazi ritmet e vaksinimit anti-Covid në Shqipëri

Bien për të dytin muaj radhazi ritmet e vaksinimit anti-Covid në Shqipëri

TE FUNDIT

U dënua për vrasjen e 4 fëmijëve të saj, lirohet nëna pas 20 vitesh burg

U dënua për vrasjen e 4 fëmijëve të saj, lirohet nëna pas 20 vitesh burg
5 Qershor, 2023

E cilësuar si vrasësja më famëkeqe në Australi, Kathleen Folbigg është liruar nga burgu pas 20 vitesh. Ajo ishte akuzuar...

Lexo më shumë

Propozimi i Bardhit/Organizimi i PD të nisë nga seksioni, synohet bashkimi i demokratëve

Propozimi i Bardhit/Organizimi i PD të nisë nga seksioni, synohet bashkimi i demokratëve
5 Qershor, 2023

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka mbledhur këtë të hënë grupin parlamentar të Partisë Demokratike, ku u...

Lexo më shumë

Vuçiç: Më mirë të vdes sesa ta dorëzoj pushtetin pa zgjedhje

Vuçiç: Më mirë të vdes sesa ta dorëzoj pushtetin pa zgjedhje
5 Qershor, 2023

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka deklaruar ditën e djeshme në një takim me kryeministren Ana Brnabiq dhe rrethin më të...

Lexo më shumë

Flirte, xhelozi dhe alkool, kjo javë nuk do të jetë aspak e mërzitshme për shenjat

Shenjat e Horoskopit që nuk mund të lënë pas të shkuarën e tyre
5 Qershor, 2023

Vera e këtij viti parashikohet të jetë erotike, me flirte dhe dashuri për shenjat e zodiakut. Sipas parashikimit javor nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

About Us

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com