Aktualitet

‘Shpirti’/GJKKO vendos për fatin e prokurorit Sota, burg 14 të arrestuarve


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:17 - 04/07/21 |
Opi Nion

Gjykata e Posaçme ka dhënë sot vendimin për të ndaluarit e operacionit “Shpirti”. GJKKO ka lënë të pandryshuar masën e sigurisë për 18 persona nga 28 të arrestuarit në kuadër të këtij operacioni.

Kështu, për 14 prej tyre, GJKKO ka lënë në fuqi masën “arrest me burg”. Sakaq për katër të tjerë, përshirë Prokurorin Maksim Sota dhe ish-zv. drejtorin e Policisë së Vlorës, Ilir Balla, Gjykata ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Operacioni ndërkombëtar “Shpirti” u realizua njëkohësisht në 4 shtete, dhe u finalizua të premten me 28 të arrestuar, mes të cilëve një prokuror, një drejtor dhe tre zyrtarë të lartë të Policisë shqiptare./Opinion.al

 

Pas