Bota

Shpikja e re kineze, kapele për të ruajtur distancën sociale


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:19 - 28/04/20 |
el ida

Një kapele e lashtë kineze “iu është bashkuar” maskave të fytyrës dhe dezifektantëve të duarve si një nga armët në luftën kundër Covid-19.

Një shkollë fillore në Hangzhou nw Kinë mori frymëzim nga kapelja qw mbanin zyrtarët në dinastinë Song, e cila sundoi Kinën midis 960 dhe 1279, për të forcuar masat mbi distancimin shoqëror.

Nxënësit në shkollë mbajnw versionet e atyre kapeleve të bëra me dorë, të cilat kanë zgjatime të gjata ose krahë, për t’i mbajtur ata së paku një metër larg njëri tjetrit.

Një specialist i edukimit të fëmijëve tha se kapelet ishin një mënyrë e mirë për të shpjeguar idenë e distancës sociale për fëmijët e vegjël, të cilët e kanë të vështirë të kuptojnë konceptet abstrakte.

‘Ndërsa fëmijët mund t’i shohin, t’i ndiejnë këto kapele dhe kur ‘krahët” godasin njëri-tjetrin, ata mund të jenë më të aftë të kujtojnë të mbajnë distancën e tyre fizike,’- tha Ian Lam Chun-bun, shefi i departamentit të arsimit të hershëm të fëmijërisë, në Universitetin e Edukimit në Hong Kong.

Vizatimi i gjurmëve të këmbëve për të treguar distancen që duhet të mbahet kur fëmijët gjenden në rradhë, qëndrojnë në këmbë, madje edhe kur bisedojnë me shokët, ishte gjithashtu e dobishme, tha Lam, i cili rekomandoi ndihmat vizuale dhe ndihmat që stimulojnë shqisat e tjera, të tilla si dëgjimi dhe prekja.

“Ne mund të përdorim ngjyra lehtësisht të dallueshme ose materiale speciale’- shtoi ai./Opinion.al

Pas