Aktualitet

Shpëtoi vëllanë dhe shokun e tij, Anri Kashikut i jepet sot lamtumira e fundit



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:15 - 15/07/22 |
Opi Nion

Ditën e sotme i jepet lamtumira e fundit 18-vjeçarit që u mbyt dje në Durrës, por shpëtoi dy jetë të tjera, vëllain dhe shokun e tij.

Sot familja e Anri Kashikut ka hapur dyert e mortit për të përcjellë për në banesën e fundit djalin e tyre.

Të shumtë janë njerëzit që kanë ndjerë keqardhje për rastin në fjalë dhe veprimin e tij e cilësojnë si një akt heroik.

Teksa flasin për mediat një nga banorët e lagjes shprehet se Anri ka bërë një heroizëm të madh duke shpëtuar vëllain dhe shokun e tij.

“I urtë, i dashur, nuk bënte fjalë me asnjë. Nuk di çfarë të them. Djalë hero! Shpëtoi vëllain e tij dhe një komshi, por vdiq vetë i shkreti. Ne po përjetojmë një dramë shumë të madhe. Ishte maturant”, është shprehur një nga banoret e lagjes ku banonte Anri Kashiku

“Ai është njeri i Zotit! Ka bërë një heroizëm shumë të madh, ka shpëtuar vëllain e tij dhe një që ishte djalë i vetëm. Ai tjetri ishte djalë i vetëm”-ka thënë një tjetër.  

 

Pas