Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kritikat për amnistinë fiskale/Rama:Ta trajtosh Shqipërinë si një vend me bisht..

2022/07/15 at 12:23 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Kritikat për amnistinë fiskale/Rama:Ta trajtosh Shqipërinë si një vend me bisht..

Kryeministri Edi Rama në konsultimin publik që po zhvillohet sot për projektligjin e amnistisë fiskale, iu është përgjigjur kritikëve lidhur me këtë nismë të qeverisë.


Gjatë fjalës së tij, Rama tha se iu kujton të gjithë partnerëve ndërkombëtarë që bota është në luftë dhe Shqipëria është pjesë e kësaj lufte.

Ai theksoi se ideja e amnistisë është një ide shumë e vjetër në Shqipëri, ndërsa nënvizoi se sot vendi ynë ka një sërë strukturash që me efikasitet mund të realizojnë implementimin.

“Dua t’ju kujtoj të gjithëve, madje partnerëve tanë shumë të çmuar ndërkombëtarë që bota është në luftë. Shqipëria është pjesë e kësaj lufte dhe ndryshe nga shumë vende të tjera, Shqipëria ka marrë një vendim me një kosto shumë të lartë. Një kosto e cila nëse lufta zgjat përtej një limit të caktuar, mund të bëhet tërësisht e papërballueshme. Ky vendim është që fatura e energjisë e cila sot në tregun ndërkombëtar po i afrohet 500 Eurove për megavat nga 50-60 që ishte përpara luftës ose më saktë përpara kësaj krizës, të mos reflektohet në faturën e energjisë së familjeve dhe të biznesit të vogël. Nga dalin këto para? Ndërkohë që jemi shumë të vetëdijshëm që paketa jonë e parë e mbështetjes për ata më të prekurit nga inflacioni nuk ka zgjidhur të gjithë hallin. Një hall që vazhdon ndërkohë që paketa ka përfunduar. Dua t’ju kujtoj që ideja e amnistisë është një ide shumë e vjetër në Shqipëri. Asnjëherë nuk është materializuar nga një presion i caktuar i brendshëm dhe i jashtëm që besoj se ka pasur arsye që sot nuk ekzistojnë më. Shqipëria në atë kohë kur janë provuar amnistitë e tjera nuk kanë qenë të strukturuara siç është sot. Sot Shqipëria ka në vend një sërë strukturash që me efikasitet mund të realizojnë implementimin. Ne nuk e kemi menduar sot amnistinë. Amnistinë e kemi menduar që ditën e parë që kemi ardhur në qeveri, por nuk e kemi propozuar sepse kemi qenë të vetëdijshëm që ishte një ide që nuk i kishte ardhur koha, siç nuk i kishte ardhur koha edhe ligjit për kanabisin mjekësor. Propozimin e parë e kemi bërë pasi na ra një gjëmë e madhe ne kokë siç ishte tërmeti. Qeveritë kur angazhohen për amnistinë, angazhohen në funksion të thithjes së parë dhe nxjerrjes së parasë nga e zeza, në të bardhë. Nuk i bëjnë kot. T’i vish Shqipërisë dhe t’i thuash që shiko se amnistia “per se” është diçka e papranueshme është mungesë respekti për Shqipërinë dhe qeverinë e Republikës së Shqipërisë. Miqve të shtrenjtë dhe partnerëve tanë do u them respekti reciprok është A-ja e punës sime në funksion të drejtimit të qeverisë së Republikës së Shqipërisë. Me respekt mund të bëhet çdo kundërshti, mund të refuzohet ccdo ide, por ta trajtosh Shqipërinë si një vend me bisht, ndërkohë që amnistia është bërë në mënyrë të rregullt pa asnjë polemikë në të gjitha vendet që na japin mësime kjo nuk është asgjë e drejtë, kjo nuk është asgjë e duhur, kjo nuk është asgjëja që çmon respektin gati-gati pa kushte që ka Shqipëria ndaj partnerëve të saj”, u shpreh Rama.



Ju sugjerojmë

Humbi jetën nga zjarri që përfshiu banesën, 72-vjeçari ia vuri vetë flakën shtëpisë
Kronikë

Humbi jetën nga zjarri që përfshiu banesën, 72-vjeçari ia vuri vetë flakën shtëpisë

11 Korrik, 2026 6:24 pm
Izraeli nis sulme të reja ajrore në jug të Libanit
Bota

Izraeli nis sulme të reja ajrore në jug të Libanit

11 Korrik, 2026 6:09 pm
Rama: Nuk dua t’i jap leksione Kurtit për dinarin, Kosova duhet kuptuar nga aleatët
Politikë

Rama për Kurtin: Na ecën muhabeti, por…

11 Korrik, 2026 4:25 pm
Rama: PS ka misionin historik për të anëtarësuar vendin në BE
Politikë

Rama: PS ka misionin historik për të anëtarësuar vendin në BE

11 Korrik, 2026 3:55 pm
Protestat/ Rama: E kanë harruar Zvërnecin, po përdoren si vegla nga armiqësorët
Aktualitet

Protestat/ Rama: E kanë harruar Zvërnecin, po përdoren si vegla nga armiqësorët

11 Korrik, 2026 3:41 pm
PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
Kryesore

Më 15 korrik PD do të zgjedhë sekretarin e Përgjithshëm dhe nënkryetarët

11 Korrik, 2026 3:22 pm
Rreziku i sigurisë pas largimit të SHBA,Gjermania do tërheqë trupat nga baza në Irak
Bota

Rreziku i sigurisë pas largimit të SHBA,Gjermania do tërheqë trupat nga baza në Irak

11 Korrik, 2026 3:00 pm
Mojtaba Khamenei betohet për hakmarrje: Do të paguajnë për gjakun e babait tim
Bota

Mojtaba Khamenei betohet për hakmarrje: Do të paguajnë për gjakun e babait tim

11 Korrik, 2026 2:58 pm
Përse disa futbollistë kanë një të çarë në këpucët e sportit?
Sport

Përse disa futbollistë kanë një të çarë në këpucët e sportit?

11 Korrik, 2026 2:54 pm
Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë
Bota

SHBA vendos sanksione të reja ndaj Iranit pas sulmeve në Ngushticën e Hormuzit

11 Korrik, 2026 2:50 pm
Para
Berisha: Alibeaj është një lolo në duart e Taulant Ballës, se Rama s’ja var

Berisha: Amnistia fiskale i shërben çunave që të legalizojnë paratë e krimit

U fut në det të shpëtonte vëllain/Policia: 18-vjeçari u mbyt nga dallgët e larta

U fut në det të shpëtonte vëllain/Policia: 18-vjeçari u mbyt nga dallgët e larta

“Po shfrytëzohen të gjallë e të vdekur”, Berisha: Do punojmë gjatë verës

"Po shfrytëzohen të gjallë e të vdekur", Berisha: Do punojmë gjatë verës
















TE FUNDIT

Humbi jetën nga zjarri që përfshiu banesën, 72-vjeçari ia vuri vetë flakën shtëpisë

Humbi jetën nga zjarri që përfshiu banesën, 72-vjeçari ia vuri vetë flakën shtëpisë
11 Korrik, 2026

Një ngjarje e rëndë u shënua pasditen e sotme në lagjen nr. 13 të qytetit të Korçës, ku një 70-vjeçar...

Lexo më shumë

Izraeli nis sulme të reja ajrore në jug të Libanit

Izraeli nis sulme të reja ajrore në jug të Libanit
11 Korrik, 2026

Ushtria izraelite ndërmori të shtunën një valë të re sulmesh ajrore në jug të Libanit, pavarësisht marrëveshjes kornizë të ndërmjetësuar...

Lexo më shumë

Rama për Kurtin: Na ecën muhabeti, por…

Rama: Nuk dua t’i jap leksione Kurtit për dinarin, Kosova duhet kuptuar nga aleatët
11 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me të rinjtë në Jalë, foli edhe për marrëdhënien e tij me kryeministrin Albin Kurtin...

Lexo më shumë

Rama: PS ka misionin historik për të anëtarësuar vendin në BE

Rama: PS ka misionin historik për të anëtarësuar vendin në BE
11 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama në takimin që po zhvillon me të rinjtë foli edhe për rrugën drejt BE-së. “Kam frikë se...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}