Kryesore

Berisha: Amnistia fiskale i shërben çunave që të legalizojnë paratë e krimit



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:30 - 15/07/22 |
Opi Nion

Kryedemokrati Sali Berisha ka reaguar kundër amnistisë fiskale, ndërkohë që kryeministri Edi Rama po zhvillon një konsultim publik për këtë nismë të qeverisë.

Në një konferencë për mediat, Berisha ka paralajmëruar qeverinë se amnistia fiskale është një goditje shumë e rëndë për bizneset e ndershme, si dhe për reputacionin e vendit, rendin dhe sigurinë në Shqipëri.

Sipas tij, amnistia fiskale i shërben çunave që të legalizojnë paratë e krimit.

Duke përshëndetur të gjitha reagimet brenda vendit dhe të huaja të bëra kundër këtij akti, paralajmëroj Qeverinë se amnistia e saj fiskale është një goditje shumë e rëndë për bizneset e ndershme, është një goditje shumë e rëndë për reputacionin e vendit, rendin dhe sigurinë në Shqipëri. Në qoftë se siç ka qëllim kryesor të legalizohen paratë e krimit, pasi ju e keni të qartë se nuk ka shqiptar të ndershëm i cili me punën e ndershme shtesë që mund të bëjë, qoftë edhe i paregjistruar, të mund të sigurisë 2 milionë euro kursime. Kjo ka vetëm një synim, që çunat të legalizojnë paratë e krimit dhe ne jemi kategorikisht kundër saj”, deklaroi Berisha.

Pas