Te Fundit

Amnistia fiskale, Rama i ashpër me kritikët: Për budallenj nuk na bën dot njeri



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:57 - 15/07/22 |
Opi Nion

Teksa ka folur këtë të premte për amnistinë fiskale dhe kritikat e ndërkombëtarëve për këtë nismë të qeverisë, kryeministri Edi Rama është shprehur se jemi konsultuar me shqiptarët në këshillimin kombëtar dhe ata janë shprehur 66% pro kësaj nisme.

Më tej Rama tha se jemi ne që bëjmë raporte për organizma ndërkombëtarë, nxijmë imazhin e vendit tonë dhe pastaj i nxjerrin në emrin e tyre.

  “Ne kemi konsultuar popullin shqiptar për këtë. Kemi bërë Këshillimin e Parë Kombëtar. 66% e thuajse gjysmë milioni shqiptarë kanë kërkuar që emigrantët shqiptarë, se kjo bëhet për emigrantët në radhë të parë, por edhe për ata që janë këtu. Do thoni që Shqipëria do nxjerrë cashin të tërë në sipërfaqe me këto teoritë konvencionale që “prit prit se do vijë”. Jo. Kjo është një nga instrumentet. Këta njerëz kanë një të drejtë në këtë vend, apo nuk quhet? Unë mendoj që është e para. E gjitha kjo nuk vjen si rezultat i mosrespektit për Shqipërinë për të të marrurit pak si lehtë të Shqipërisë si rezultat i asaj që ne i bëjmë vetes se nuk kanë faj partnerët. Kur bëjmë këtu raporte për organizma ndërkombëtarë dhe ne nxijmë shkatërrojmë komplet imazhin e vendit tonë dhe ata pastaj i nxjerrin në emrin e tyre. S’kanë faj ata se janë raporte bio nga Shqipëria”, u shpreh Rama.

Më tej kryeministri tha: Dua, për të qenë konstruktiv, se prandaj bëhet ky debat, duke thënë gjithë ato gjëra që nuk “thuhen” dhe nuk kemi si e bëjmë njëri-tjetrin për budalla ne këtu. Ne jemi një vend që po e tregojmë çdo ditë sa seriozë jemi në marrëdhëniet ndërkombëtare. Kemi të metat tona, sigurisht. Por nga mendja jemi në rregull, nuk vemë njeri përpara kur vjen puna për respekt.

Këtu është edhe një hall tjetër shumë i madh, që ti do të bësh debat, nuk duan të bëjnë debat. Hajde t’i ballafaqojmë. Mbase të gjitha këto që thamë ne kanë kundërargumente që ne të themi ok, ndoshta jemi në fazë kur duhet të shohim më tutje. Siç thamë tre vjet më parë. Për çfarë u tërhoqëm? Nga frika? Jo. U tërhoqëm  sepse argumentet ishin shtrëngues. Sot kemi infrastrukturën. Ne e kemi pranuar që e kemi edhe në shqip atë shprehjen, çfarë thonë për të voglin, por ka një kufi, sepse vetëm për budallenj nuk na bën dot njeri”.

Pas