Te Fundit

Shpëtoi 6 të mbijetuarit në Bullgari, Serbia krenohet me të riun shqiptar


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:00 - 24/11/21 |
Opi Nion

Lulzim Sulejmani, një nga personat që ka mbetur i plagosur në ngjarjen e ndodhur në Bullgari, ku të paktën 45 persona ndërruan jetë shumica e të cilëve shtetas shqiptarë ka arritur të thyejë xhamin dhe të dalë nga autobusi që u përfshi nga flakët.

Por jo vetëm, i riu me kombësi shqiptare por me shtetësi serbe nga Presheva ka arritur të ndihmojë në evakuimin e pasagjerëve të tjerë të mbijetuar nga aksidenti, njofton Ministria e Jashtme Serbe.

Gazeta serbe blic e quan të riun një hero të ngjarjes në Bullgari. “Një hero i vërtetë,  një shtetas serb, edhe pse i plagosur, ndihmoi në evakuimin e shtatë pasagjerëve në një aksident të tmerrshëm në Bullgari”, ky është titulli i gazetës blic.

Ndërkohë i riu është vizituar edhe  nga Ambasadori i Serbisë në Bullgari, Zhelko Joviç.

 

Pas