Aktualitet

Shpërthimi në Greqi/Humbën jetën dy persona, në pranga 2 drejtuesit e fabrikës



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:20 - 04/09/22 |
Opi Nion

Dy drejtuesit e fabrikës së peshkut në Greqi, ku humbën jetën dy persona dhe u lëndua rëndë një tjetër janë vënë në prangat e policisë greke.

Shpërthim i fuqishëm i bombulës me oksigjen ndodhi mesditën e së dielës në një fabrikë peshku në Prevezë, në zonën e Kanallakit, pranë fshatit Khokhla, në Greqi.

Ndërkohë, mediat greke bënë me dije se viktimat janë 39-vjeçari grek Gerasimos Fatouros,babai i tre fëmijëve dhe një 40-vjeçar me origjinë shqiptare, emri i të cilit nuk është bërë ende publik. Të njëjtat burime bënë me dije se trupi i 39-vjeçarit Gerasimos Faturou është gjetur i ndarë në dysh.

Kujtojmë se shqiptari dhe dy grekët po kryenin punime saldimi elektrik, kur ndodhi shpërthimi./Opinion.al

Pas