Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shpërthimi i makinës/ Tre minutat që i shpëtuan jetën biznesmenit

2017/12/03 at 6:42 PM
në Aktualitet, Kronikë, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Shpërthimi i makinës/ Tre minutat që i shpëtuan jetën biznesmenit

Ndok Rajta, sipërmarrës në fushën e inerteve kishte vetëm 3 minuta që kishte zbritur nga makina kur shpërtheu eksplozivi që hodhi “Volkswagen-in”, me targa AA 946 EF. Ngjarja ndodhi të enjten paradite, pranë Kodrave të Liqenit Artificial në Tiranë.


Shpërthimi i fuqishëm ka shkatërruar tërësisht makinën, duke dëmtuar edhe xhamat e disa objekteve përreth, por fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se në makinë ka qenë e vendosur një sasi prej rreth 200-300 gramësh tritol. Ndërsa aktivizimi i lëndës plasëse është bërë me telekomandë.

Autorët dyshohet se kanë ndjekur nga afër lëvizjet e biznesmenit 42 vjeçar, Ndok Rajta. Të njëjtat burime thanë se autorët nuk kamë pasur si qëllim vrasjen e Ndok Rajtës, pasi shpërthimi ka ndodhur 3 minuta pasi ai ka zbritur nga makina. Hetuesit thanë se atentatorët mund të kenë dashur ti japin një sinjal biznesmenit.

Rajta, që kishte një aktivitet në fushën e materialeve inerte pranë vendit ku ndodhi ngjarja, ka deklaruar para oficerëve të Policisë se nuk ka probleme me njeri. Burime nga grupi hetimor thanë se Rajta nuk i ka orientuar te ndonjë person konkret tek i cili mund të ketë dyshime, shkruan Panorama.

Megjithatë, deri tani janë ngritur dy pista nga ana e Policisë: E para ka të bëjë me ndonjë konflikt të mundshëm për çështje konkurrence në biznes, të cilën edhe vetë 42- vjeçari nga Dibra nuk e ka mohuar.

Ndërsa pista e dytë është ajo e ndonjë konflikti personal që ai mund të ketë pasur në të kaluarën. Burimet thanë se, pavarësisht se biznesmeni ka mohuar të ketë pasur probleme, është verifikuar një konflikt i hershëm që ai ka pasur me disa persona nga Dibra, edhe pse ende nuk dihen me saktësi motivet e këtij konflikti. Një tjetër version që po hetohet nga Policia, nisur nga deklarimet e biznesmenit, është dyshimi se objektivi mund të mos ketë qenë vetë Rajta.

Kjo për shkak se, sipas tij, automjeti që u hodh në erë nuk përdorej vetëm nga ai, por edhe nga punonjësit e kompanisë që administron. Pra, sipas biznesmenit, automjeti ku ishte vendosur eksplozivi nuk është makina e tij personale, por e shoqërisë dhe përdoret edhe nga persona të tjerë. Deri tani nuk ka asnjë person të ndaluar për ngjarjen e rëndë kriminale.

Etiketa: hetimimakinendok rajtapistashperthimtritoli


Ju sugjerojmë

Prej gati dy vitesh i zhdukur, SPAK veçon dosjen e Ervis Martinaj 
Kronikë

Nga Dumani tek Ervis Martinaj, dërgohen për gjykim 9 persona nga “Metamorforza”

22 Korrik, 2026 5:33 pm
Katër të rinjtë u dogjën brenda mjetit, detaje: Shpejtësia e lartë, shkak i aksidentit 
Kronikë

Aksident me një viktimë në Unazën e Madhe, betonierja rrëzohet nga rrethrrotullimi

22 Korrik, 2026 5:31 pm
U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
Aktualitet

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

21 Korrik, 2026 2:01 pm
Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
Kronikë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

21 Korrik, 2026 1:41 pm
Aktualitet

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026 1:27 pm
PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
Aktualitet

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

20 Korrik, 2026 1:16 pm
Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
Aktualitet

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

20 Korrik, 2026 12:51 pm
Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
Kryesore

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

20 Korrik, 2026 1:12 am
Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
Bota

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

19 Korrik, 2026 5:06 pm
Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

19 Korrik, 2026 3:25 pm
Para
Shokuese, 50% e të rinjëve kryejnë marrëdhënie seksuale pa masa mbrojtëse

Shokuese, 50% e të rinjëve kryejnë marrëdhënie seksuale pa masa mbrojtëse

“Dritan Leli më tha s’ta solli unë shiun. Të merrnit masa”, banorët e përmbytur ankohen tek Basha

“Dritan Leli më tha s’ta solli unë shiun. Të merrnit masa”, banorët e përmbytur ankohen tek Basha

Video/ Pamje emocionuese nga momenti kur fëmija lëviz në barkun e nënës

Video/ Pamje emocionuese nga momenti kur fëmija lëviz në barkun e nënës
















TE FUNDIT

Nga Dumani tek Ervis Martinaj, dërgohen për gjykim 9 persona nga “Metamorforza”

Prej gati dy vitesh i zhdukur, SPAK veçon dosjen e Ervis Martinaj 
22 Korrik, 2026

Nga Nuredin Dumani tek Ervis Martinaj dhe grupi i Bajrit. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK)...

Lexo më shumë

Aksident me një viktimë në Unazën e Madhe, betonierja rrëzohet nga rrethrrotullimi

Katër të rinjtë u dogjën brenda mjetit, detaje: Shpejtësia e lartë, shkak i aksidentit 
22 Korrik, 2026

Një aksident i rëndë i ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në Unazën e Madhe të Tiranës, pranë qendrës tregtare...

Lexo më shumë

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
21 Korrik, 2026

Ish-presidenti Ilir Meta i është drejtuar Gjykatës së Tiranës duke kundërshtuar vendimin e Prokurorisë së Tiranës për të mos nisur...

Lexo më shumë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
21 Korrik, 2026

Hetimet për plagosjen me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e së dielës në një lokal në lagjen “Vullnetari” në Elbasan...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}