Bota

Shpërthim pranë aeroportit në Kabul, dyshohet nga një raketë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:43 - 29/08/21 |
Opi Nion

Një shpërthim i fortë është regjistruar ditën e sotem në Kabul.

Korrespondenti i BBC në Afganistan, Secunder Kermani, ka raportuar se një burim nga Ministria Afgane e Shëndetësisë konfirmon se ka pasur një shpërthim në aeroport.

Deri më tani shkaqet janë të paqarta dhe nuk dihet asgjë për viktima apo të plagosur.

Ndërkohë është bërë më dije për BBC se shpërthimi i fundit u shkaktua nga një raketë që goditi një shtëpi pranë aeroportit. Por vetë aeroporti nuk u godit drejtpërdrejt, tha burimi për BBC.

Më herët Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, paralajmëroi se situata në Kabul vijon të jetë shumë e rrezikshme dhe se një tjetër sulm kamikaz, si ai që vrau më shumë se 150 civilë, mund të ndodhë brenda 36 orëve të ardhshme./Opinion.al

Pas