Bota

SHBA shënon rekord viktimash nga COVID-19


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:05 - 29/08/21 |
Opi Nion

SHBA ka shënuar rekord viktimash nga Covid-19.

Bëhet me dije se vetëm në 24 orët e fundit 3124 persona kanë humbur jetën duke e çuar numrin e viktimave nga Covid-19 në SHBA në 636 733.

Sipas të dhënave të përpiluara nga universiteti “Johns Hopkins”, numri i personave të infektuar nga virusi ka tejkaluar tashmë 38,7 milionë.

Me mbi 4,3 milionë raste, Kalifornia renditet e para në vend, e pasuar nga Teksasi me mbi 3,5 milionë dhe Florida me mbi 3,2 milionë. Gjithashtu, me 65 629 vdekje, Kalifornia renditet e para në SHBA për sa i përket numrit më të lartë të viktimave nga Covid-19 dhe ndiqet nga Teksasi me 56 345 vdekje dhe New Yorku me 54 152 vdekje./Opinion.al

Pas